Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Maqedoni e Veriut: Anulohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Maqedoni e Veriut: Anulohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

National Macedonian flags flutter in front of the government building in Skopje, Macedonia June 12, 2018. REUTERS/Ognen Teofilovski - RC15016A3360

Liderët e partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut në takimin e mbajtur tek presidenti, Stevo Pendarovski unanimisht vendosën anulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të parashikuara të mbaheshin më 12 prill.

Takim i partive kryesore me presidentin Stevo Pendarovski

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në pushtet, Zoran Zaev pas takimit të mbajtur të martën (17.03) tek presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë, se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Për datën e re të zgjedhjeve do të vendoset pas normalizimit të gjendjes me Covid-19, tha ai. “Nuk ka kushte për zgjedhje normale, liderë të përgjegjshëm të gjithë vihen në funksion në luftë me koronavirusin”, ka deklaruar Zaev.

Pritet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme

Zaev ka theksuar se gjendja është shumë serioze. Ai ka kërkuar edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. “Mënyra më e mirë për përballjen me koronavirusin do të ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, dhe jo shpallja e gjendjes së krizës, siç kërkoi lideri i opozitës, Hristijan Mickovski. Kjo do të na ndihmojë në marrjen e masave adekuate për të mbrojtur jetën e qytetarëve, marrjen e masave ekonomike dhe të masave tjera në funksion të normalizimit të gjendjes”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka mbështetur masat, por ka kërkuar edhe respektimin e Kushtetutës, si në rastin e anulimit të zgjedhjeve, ashtu edhe për përballje me koronavirusin, gjegjësisht shpalljen e gjendjes së krizës. “Mbetemi në qëndrimet se prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve dhe përballja me virusin. Edhe më parë kemi tërhequr vëmendjen për masa më të qarta dhe efikase dhe jo të priten paraqitjet e rasteve që më pas institucionet të nisin me punën. Që para një jave kërkuam masa parandaluese, por institucionet pritën paraqitjen e rasteve të para që më pas të ndërhyjnë”, ka deklaruar Mickovski.

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani pas takimit të së martës në kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski, njoftoi se të gjitha partitë politike janë dakorduar, se duhet të shtyhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Osmani theksoi se presidenti Pendarovski në konsultim me ekspertët juridikë do të përcaktojë mënyrën ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve. “Kemi konstatim të përbashkët se zgjedhjet do të duhet të anulohen, sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Mënyrën se si do të implementohet ky vendim politik mbetet që presidenti së bashku me ekspertët ta vendosë në orët dhe ditët në vazhdim”, ka thënë Osmani.

Në Maqedoninë e Veriut 26 persona të infektuar me koronavirus

Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është rritur në 26 persona, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, por duke paralajmëruar mundësinë që brenda një muaji numri i të infektuarve të arrijë deri në dy mijë. “Sot në mëngjes janë testuar 10 persona. Testet e tre personave janë pozitivë, ata janë testuar në klinikën private ‘Zhan Mitrev’. Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë.

Venko Filpice, ministri i Shëndetësisë

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev ka bërë të ditur se gjatë ditës në Maqedoninë e Veriut pritet të hyjnë së paku 200 shtetas nga vende të ndryshme dhe të gjithë do t’i nënshtrohen kontrolleve apo do të futen në vetizolim. Ministria e Ekonomisë dhe drejtuesit e disa subjekteve afariste kanë bërë thirrje që të mos bëhet panik me furnizimin me ushqime, meqë të gjitha supermaketet e mëdha janë të furnizuara me ushqime, ndërsa rezerva ka për një muaj të tërë, por më pas do të ketë furnizime të reja. Qeveria ka vendosur çmimet mbrojtëse për artikujt më elementarë ushqimorë, kështu që subjektet afariste nuk do të guxojnë të rrisin çmimet./DW

Tags: anulohenkoronavirusMaqedoni e VeriutZgjedhjet

TË LIDHURA

Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”
Aktualitet

Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”

11:24 | 28/02/2026
Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një  personi brenda banesës së tij
Rajoni

Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një personi brenda banesës së tij

10:20 | 26/02/2026
Kontrollet në burgun e Domokos, zbardhen emrat e shqiptarëve që i’u gjetën sende të paligjshme
Rajoni

Kontrollet në burgun e Domokos, zbardhen emrat e shqiptarëve që i’u gjetën sende të paligjshme

15:24 | 25/02/2026
Next Post
“Ditën e parë kisha vetëm djersë”, flet pacienti i prekur nga koronavirusi

“Ditën e parë kisha vetëm djersë”, flet pacienti i prekur nga koronavirusi

Koronavirusi/Zbulohen detaje tjera në lidhje me rastet e para në Mal të Zi

Koronavirusi/Zbulohen detaje tjera në lidhje me rastet e para në Mal të Zi

Serbia vendos orë policore si masë kundër përhapjes së koronavirusit

Serbia vendos orë policore si masë kundër përhapjes së koronavirusit







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com