Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Koronavirusi/ Zbardhet letra e ministres Gjonaj për institucionet e drejtësisë

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Zbardhet letra e ministres Gjonaj për institucionet e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ditën e sotme iu ka dërguar një letër tre institucioneve të drejtësisë: Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Marrë shkas nga situata e pazakontë në të cilën ndodhet vendi nga COVID-19, Gjonaj iu kërkon institucioneve, të inkurajojnë zbatimin e alternativave të dënimit dhe aplikimin e masave shtrënguese të ndryshme nga masa e arrestit me burg për personat nën hetim apo të pandehur, sipas parashikimeve ligjore.

Në shkresën e Gjonajt, thuhet se janë të akomoduar rreth 5200 persona të burgosur, nga të cilët 2600 janë të dënuar dhe 2600 janë të paraburgosur.

Në këto institucione janë të punësuar 4050 punonjës, të cilët për shkak të natyrës së punës së tyre, do të vijojnë të jenë në shërbim, me tri turne, duke i siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të personave që ndodhen në institucion, me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimit nga virusi COVID-19.

Kërkesa për nxjerrjen e udhëzimeve mbi aplikimin e masave dhe dënimeve penale alternative është dërguar nga Gjonaj më 14 mars dhe ka si qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit, kjo dhe në kuadër të nevojës së përballimit të pandemisë globale me të cilën po përballemi dhe rrezikut që ekziston për infektimin e personave që ndodhen aktualisht në këto institucione nga personat që futen rishtazi.

Letra e ministres Gjonaj: “Duke marrë shkas nga situata e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi ynë, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një sërë masazh të rëndësishme me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së virusit COVID-19 i cili ka shkaktuar një pandemi globale, të deklaruar si e tillë nga Organizata Botërore e Shëndetit në datën 11 mars 2020.

Ministria e Drejtësisë, pas një pune paraprake të kryer nga strukturat e saj, si dhe në vijim të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka marrë një sërë masash të shtuara për të gjitha institucionet e varësisë, në mënyrë specifike për sistemin penitenciar në të cilin mbahen e trajtohen një numër i madh personazh të dënuar e të paraburgosur, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19.

Në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, aktualisht janë të akomoduar rreth 5200 persona të burgosur, nga të cilët 2600 janë të dënuar dhe 2600 janë të paraburgosur.

Në këto institucione janë të punësuar 4050 punonjës, të cilët për shkak të natyrës së punës së tyre, do të vijojnë të jenë në shërbim, me tri turne, duke i siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të personave që ndodhen në institucion, me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimit nga virusi COVID-19.

Në kushtet e përshkallëzimit të situatës dhe nevojës për të siguruar në mënyrë sa më efektive mbrojtjen e shëndetit të personave të cilët vuajnë dënimin dhe të paraburgosurve, si dhe vështirësitë në administrimin e situatës dhe nevojave të cilat vijnë në rritje, pavarësisht masave të marra, kërkohet bashkëpunimi i të gjitha institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe ato të sistemit gjyqësor, në marrjen e masave për të aplikuar politika e strategji të cilat do të ndihmojnë në këtë situatë për administrimin sa më të mirë të institucioneve penitenciare por njëkohësisht pa cenuar masat e sigurisë në to.

Në kuadër të këtyre masave, kërkojmë nga ana juaj udhëzimin dhe orientimin e gjykatave dhe prokurorive për të pasur në vëmendje dhe për të inkurajuar zbatimin e alternativave të dënimit dhe aplikimin e masave shtrënguese të ndryshme nga masa e arrestit me burg për personat nën hetim apo të pandehur, sipas parashikimeve ligjore, përdorimin më të shpeshtë e më të gjerë të tyre, duke pasur parasysh dhe faktin që në praktikë, alternativat e dënimit me burgim janë përdorur shumë rrallë dhe prirja ka qenë kryesisht drejt dënimit me burgim për llojet e dënimeve dhe arrestit në burg për llojet e masave shtrënguese të personit.

Kërkojmë angazhimin tuaj maksimal, për të vepruar në një kohë sa më të shpejtë, me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit, kjo dhe në kuadër të nevojës së përballimit të pandemisë globale me të cilën po përballemi dhe rrezikut që ekziston për infektimin e personave që ndodhen aktualisht në këto institucione nga personat që futen rishtazi.

Për sa më sipër Ministria e Drejtësisë, si autoriteti përgjegjës për menaxhimin dhe monitorimin e sistemit penitenciar, vlerëson disponibilitetin tuaj për të bashkëpunuar për përballimin me sukses të kësaj situate delikate, duke zbatuar për aq sa është e mundur dhe ligjore, alternativat e dënimeve me burgim apo masave shtrënguese të ndryshme nga arresti në burg ndaj personave nën hetim apo të pandehur”.

Tags: Gjonajinstitucionekoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Shqiptarët për fundvit preferojnë destinacione nga bujtinat deri tek restorantet e shtrenjta
Aktualitet

Shqiptarët për fundvit preferojnë destinacione nga bujtinat deri tek restorantet e shtrenjta

19:43 | 27/12/2025
FRPD: PD në krizë, ndryshimi vjen nga të rinjtë, jo figurat e lodhura
Politikë

FRPD: PD në krizë, ndryshimi vjen nga të rinjtë, jo figurat e lodhura

18:47 | 27/12/2025
Next Post
Mësuesi në Korçë infektohet me koronavirus, shtrohet në një spital në Greqi

Mësuesi në Korçë infektohet me koronavirus, shtrohet në një spital në Greqi

“Të jemi të bashkuar”, Basha ‘përplaset’ me Ramën për ekonominë

“Të jemi të bashkuar”, Basha ‘përplaset’ me Ramën për ekonominë

Rama i përgjigjet Bashës për masat: Fli o xhan fli, pas duarve laj edhe sytë

Rama i përgjigjet Bashës për masat: Fli o xhan fli, pas duarve laj edhe sytë







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

by mirseda
19:53 | 27/12/2025
0

Gjatë takimit të zhvilluar me demokratët në Korçë, një prej qytetarëve në takim i është drejtuar kreut...

Shqiptarët për fundvit preferojnë destinacione nga bujtinat deri tek restorantet e shtrenjta

Shqiptarët për fundvit preferojnë destinacione nga bujtinat deri tek restorantet e shtrenjta

19:43 | 27/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
FRPD: PD në krizë, ndryshimi vjen nga të rinjtë, jo figurat e lodhura

FRPD: PD në krizë, ndryshimi vjen nga të rinjtë, jo figurat e lodhura

18:47 | 27/12/2025
Tërmet i fuqishëm në Tajvan, panik në disa qytete

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, panik në disa qytete

18:08 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com