Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një letër Prokurorisë së Tiranës në lidhje me kallëzimin penal të dorëzuar nga grupi parlamentar i PS-së, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në këtë letër, organi i akuzës ka sqaruar se kompetencat për të hetuar këtë rast i takojnë Prokurorisë së Tiranës.
Ish-kryeministri Berisha akuzohet nga grupi i deputetëve të PS, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, sa i takon koronavirusit.
Berisha kishte publikuar një status në profilin e tij në Facebook, duke iu referuar një burimi që siç e quan ai “qytetari digjital”, ku pohonte se pacienti zero i infektuar me Covid-19, kishte marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Gomsiqe të Pukës.