Banorët e programit “Big Brother” në Gjermani nuk dinë ende asgjë në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi nëpër botë.
Mediat gjermane shkruajnë se që nga data 6 shkurt kur ata kanë hyrë brenda në shtëpi, grupi nuk ka marrë asnjë informacion në lidhje me atë çfarë po ndodh.
Sipas Sat 1, ata dinë vetëm për rastet e para të shënuara në Wuhan dhe jo për përhapjen e virusit anembanë botës.
Networku gjerman ka thënë se do ta mbrojë vendimin e tij, për të mos i thënë asgjë konkurrentëve deri kur të cilësohet si e nevojshme.
“Natyrisht banorët e shtëpisë së famshme do të informohen vetëm nëse do të ketë një arsye për ta bërë. Çdo informacion që do tu jepet banorët nga jashtë do të vendoset në marrëveshje të plotë me të afërmit e tyre”, kanë thënë producentët e programit për Süddeutsche Zeitung.
Ndërkohë mësohet se edhe në “Big Brother” në Kanada, konkurrentët nuk dinë ende asgjë për epideminë.
Në Gjermani raportohen për më shumë se 3 mijë të infektuar dhe 6 viktima.
Kujtojmë se deri më tani nga koronavirusi janë shënuar mbi 7 mijë viktima, në të gjithë botën dhe rreth 180 mijë të infektuar.