Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vaksina nga një firmë gjermane, Trump do ta blejë eskluzivisht

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Vaksina nga një firmë gjermane, Trump do ta blejë eskluzivisht

Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” shkruan se shkencëtarët gjermanë po punojnë për një vaksinë kundër koronavirusit. Por presidenti i SHBA, Donald Trump, po i ofron shuma të mëdha parash kërkuesve, pasi dëshiron të ketë të drejta eskluzive për punën e tyre.

Një burim qeveritar gjerman i tha gazetës se Trumpi po bën gjithçka që ka në dorë, për ta siguruar vaksinën “vetëm për SHBA”.

Por një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani, i tha gazetës “Die Welt” se qeveria gjermane mendon ndryshe. “Qeveria gjermane është shumë e interesuar që zhvillimi i vaksinave dhe trajtimeve kundër virusit të ri Corona të bëhet në Gjermani, dhe në Evropë”. Edhe qeveria gjermane po i ofron firmës përparësi financiare.

Firma CureVac, e vendosur në jug të Gjermanisë, po bën kërkime për disa vaksina të mundshme, dhe dy prototipe do të zgjidhen për test. Bashkëthemeluesi i CureVac dhe shefi i sektorit të prodhimit Florian von der Mülbe i tha “Reutersit” se kompania shpreson ta ketë një vaksinë eksperimentale në qershor ose korrik. Pas kësaj do të merret aprovimi për ta testuar atë tek njerëzit.

Dy javë më parë, shefi i atëhershëm i bordit i CureVac, Daniel Menichella u takua në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin dhe me stafin e tij. Nëntë ditë pas takimit, më 11 mars, firma CureTec e largoi Menichellan nga posti, dhe e zëvendësoi me themeluesin e kompanisë Ingmar Hoerr.

Presidenti amerikan Trump ka shpallur Emergjencë Kombëtare për epideminë e koronavirusit, dhe ka alokuar 50 miliardë dollarë fonde, në mbështetje të sistemit shëndetësorë dhe faktorëve ekonomik të prekur.

Donald Trump tha se ai do të përdorë gjithë fuqinë e qeverisë federale, dhe nuk do të kursehet asnjë burim financiar, si dhe do të bashkëpunojë me sektorin privat për të zhvilluar teste dhe trajtime. Presidenti gjithashtu garantoi se 500 000 teste tamponi do të jenë gati në fillim të javës.

Tags: Donald TrumpkoronavirusSHBAvaksina

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më
Bota

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Next Post
Koronavirusi/ Kontrolle nga fasoneritë te aktivitetet minerare

Koronavirusi/ Kontrolle nga fasoneritë te aktivitetet minerare

Nga e marta, “shtet-rrethim” në të gjithë Shqipërinë

Nga e marta, “shtet-rrethim” në të gjithë Shqipërinë

Kur erdhi korona njerëzimi s’e pa

Kur erdhi korona njerëzimi s’e pa







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit
Aktualitet

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

by mirseda
20:35 | 09/02/2026
0

Debati për fjalorin e gjuhës shqipe u zhvendos në Komisionin e Kulturës, ndonëse munguan përfaqësuesit e Akademisë...

45 vite burg për liderët e UÇK-së/ Rama reagon ashpër: Vendim i rëndë, fjalët nuk më vijnë

45 vite burg për liderët e UÇK-së/ Rama reagon ashpër: Vendim i rëndë, fjalët nuk më vijnë

20:20 | 09/02/2026
Luizi i premton Stenaldos takim me vajzën e tij; banori përlotet nga emocionet

Luizi i premton Stenaldos takim me vajzën e tij; banori përlotet nga emocionet

19:55 | 09/02/2026
Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

19:48 | 09/02/2026
Salianji publikon video dhe thërret për pjesëmarrje në protestën e PD

Salianji publikon video dhe thërret për pjesëmarrje në protestën e PD

19:32 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com