Qëndrimi në shtëpi këto ditë mesa duket i ka bërë njerëzit më kreativë, në gjetjen e mënyrave se si ta kalojnë kohën.
Në vetëm tre ditët e fundit, shqiptarët i kanë kushtuar 2 këngë koronavirusit që ka izoluar vendin. Dy ditë më parë ishin Vëllezërit Lleshi, të cilët i kishin dedikuar një këngë me nota humori koronavirusit.
Por ditën e sotme një video e re po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale. Në video shfaqen dy të rinj të cilën këndojnë këngën e famshme “Banania” të Dashnor Dikos, të përshtatur në versionin e koronavirusit.
Klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158034678563077&id=552648076
Ndërkohë situata nga koronavirusi në vend sa vjen edhe rëndohet, teksa pak më herët u konfirmuan edhe 5 raste të reja me koronavirus.
Numri total i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 38.