Numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 117.
Në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 18 persona të tjerë. Sipas mediave greke, tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa janë testuar edhe 15 persona të tjerë të dyshuar, përgjigjet e të cilëve pritet të dalin më vonë. Mes të infektuarve në shtetin fqinj ndodhen edhe 4 shqiptarë me origjinë nga Saranda.
Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua viktima e parë nga koronavirusi në Greqi. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar, i cili ishte konfirmuar me virusin vdekjeprurës që në datën 2 mars.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se i moshuari ishte i shtruar në Njësinë e Presionit negativ, të FPI në Patras. 66-vjeçari ishte ndër pelegrinët që u kthyen nga Toka e Shenjtë.