Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shkon në 6 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkon në 6 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bëri mbrëmë me dije se janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 6 numrin total të të prekurve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tre prej katër rasteve të reja janë pjesëtarë të familjes së dy rasteve të para. Ndërsa pacienti tjetër është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që para 6 ditësh është kthyer nga Milano.

Bëhet me dije se ata nuk shfaqin probleme serioze shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Informacion i përditësuar
Sot 4 raste të reja me COVID-19; 3 prej tyre në familjen e 2 rasteve të djeshme. Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirman mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Aktualisht gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta. Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së sotme, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta.

Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6. Duke vlerësuar punën e stafeve mjekësore në këto momente të vështira dhe garantuar gatishmërinë e shërbimit tonë shëndetësor sipas planit të hartuar mbi protokollin e OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të ndjekin me kujdes rekomandimet zyrtare dhe të kujdesen posaçërisht për masat e higjienës personale.

Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në nr. 127!

Tags: koronavirusrastetshqiperite prekurve

TË LIDHURA

Banka e Shqipërisë për buxhetin 2023: Ka rreziqe të larta për deficitin, të shtohen fondet e kontigjencës
Ekonomi

Zbulohet raporti, u rritën sërish kreditë për blerje banesash e pronash

15:02 | 26/06/2025
Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH
Aktualitet

Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH

14:58 | 26/06/2025
“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë
Shqipëria

“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë

14:56 | 26/06/2025
Next Post
“Mposhtet” edhe Qipro, konfirmohen 2 rastet e para me koronavirus

"Mposhtet" edhe Qipro, konfirmohen 2 rastet e para me koronavirus

Koronavirusi, shitjet në supermarkete u rritën me 300%

Koronavirusi, shitjet në supermarkete u rritën me 300%

Koronavirusi/Braçe jep detaje për pacientin e gjashtë të prekur në vend

Koronavirusi/Braçe jep detaje për pacientin e gjashtë të prekur në vend

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Shkenca thotë se burrat bien në dashuri dy herë më shpejt se gratë
Analizë

Shkenca thotë se burrat bien në dashuri dy herë më shpejt se gratë

by mirseda
15:08 | 26/06/2025
0

Një studim i ri tregon se burrat bien në dashuri pothuajse dy herë më shpejt se gratë....

Banka e Shqipërisë për buxhetin 2023: Ka rreziqe të larta për deficitin, të shtohen fondet e kontigjencës

Zbulohet raporti, u rritën sërish kreditë për blerje banesash e pronash

15:02 | 26/06/2025
Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH

Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH

14:58 | 26/06/2025
“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë

“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë

14:56 | 26/06/2025
E bullizuan për peshën e saj, gruaja e aktorit të njohur “hakmerret” dhe bie 45 kilogramë

E bullizuan për peshën e saj, gruaja e aktorit të njohur “hakmerret” dhe bie 45 kilogramë

14:51 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com