Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Basha takon presidentin e Parlamentit të Austrisë, ja çfarë diskutuan

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha takon presidentin e Parlamentit të Austrisë, ja çfarë diskutuan

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

Basha ka falenderuar Sobotka-n për kontributin e Austrisë, në ndihmë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Kreu i opozitës i shprehu Sobotka-s besimin se Austria do të luajë një rol aktiv mbështetës, për hapjen e negociatave me Shqipërinë gjatë presidencës Kroate.

Nga ana tjetër, Basha i prezantoi Presidentit Sobotka shqetësimet e opozitës lidhur me mungesën e demokracisë funksionale në vend, kapjen e shtetit, mosfunksionimin e institucioneve, mungesën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, rënien ekonomike, shpopullimin e Shqipërisë, si dhe bllokimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

I pyetur se çfarë diskutoi me Kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Basha tha:

“Dy janë problemet kryesore të Shqipërisë, dy janë çështjet kryesore të miqve tanë. Së pari, hapja e negociatave. Së dyti, zgjidhja e krizës politike në vend. Të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Austria ka mbështetur hapjen e negociatave, duke përqafuar kushtëzimin gjerman, që tashmë është kthyer në kushtëzim evropian. Duke falenderuar Austrinë, i shpreha vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar për të bërë gjithçka për reformën zgjedhore dhe zbatimin e kësaj reforme përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

Keni lançuar një platformë që tejkalon reformën zgjedhore dhe duket se prek thellësisht edhe kushtetutën. A mendoni se kjo mund të aplikohet në zgjedhjet më të afërta politike?

“Objektivi kryesor i PD, i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë është t’i japim fund kësaj krize politike. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe zgjedhjet legjitime vendore janë rruga për ta bërë këtë dhe ne duam që kjo të ndodhë një orë e më parë, por, sigurisht, me standarte, për t’u siguruar shqiptarëve votën e lirë. Propozimet e tjera që unë kam parashtruar janë propozime, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e kontrollit dhe balancave dhe rikthimin tek qytetarët të pushtetit që sot u është vjedhur nga ky pushtet dhe nga bashkëpunimi i krimit të organizuar me politikën.”

Zoti Basha, ka një perceptim se duke u përqendruar tek çështje teknike, duket se po lihet mënjanë nga ana e PD objektivi politik për largimin e Ramës dhe i zgjedhjeve pa Edi Ramën.

“Ruajtja e vullnetit të qytetarëve, dhënia fund e shitblerjes së votave nuk është objektiv teknik është objektiv politik. Zbatimi i rregullave zgjedhore ekzistuese apo të reformuara, përmes një qeverie kujdestare pa Edi Ramën kryeministër, nuk është objektiv teknik, është objektiv politik. Nuk është objektiv thjesht i një partie. Është rruga për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë dhe për t’u rikthyer shqiptarëve atë që u ka vjedhur ky pushtet i dalë nga bashkëpunimi i PS me krimin e organizuar.”

Propozimi juaj mund të diskutohet përtej 15 Marsit, si një datë e vendosur për miratimin e reformës zgjedhore?

“Fokusimi tek shtyrja e datës 15 mars, tregon mungesën e vullnetit nga ana e PS. Këtu nuk kam gjë tjetër për të shtuar veç t’ju them se çdo ditë që kalon është me kosto të madhe për qytetarët shqiptarë. Çdo makinacion është i papranueshëm për opozitën dhe për Partinë Demokratike.”

 

Tags: Austrisëlulzim bashasobotkatakim

TË LIDHURA

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

09:14 | 06/03/2026
Nuk i pëlqeu shërbimi, arrestohet 39-vjeçari që plagosi pronarin e servisit të makinave
Aktualitet

Nuk i pëlqeu shërbimi, arrestohet 39-vjeçari që plagosi pronarin e servisit të makinave

08:43 | 06/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Next Post
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Milot-Rrëshen/ Trajleri del nga rruga, përplaset me mbrojtëset anësore

Në mëshirë të fatit, dy vajzat: Shpresa vdiq kur babai dha jetën për motrën

Në mëshirë të fatit, dy vajzat: Shpresa vdiq kur babai dha jetën për motrën

Meta viziton 90-vjeçarin që iu bashkua manifestimit: Qeveria do ketë frikë

Meta viziton 90-vjeçarin që iu bashkua manifestimit: Qeveria do ketë frikë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”
Rajoni

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

by mirseda
09:48 | 06/03/2026
0

Komuniteti i Akrotirit, në Limassol të Qipros, është shndërruar pothuajse në një “qytet fantazmë”, ndërsa tensionet në...

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

09:14 | 06/03/2026
SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros

SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros

09:12 | 06/03/2026
Presidentja Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Presidentja Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

09:11 | 06/03/2026
Nuk i pëlqeu shërbimi, arrestohet 39-vjeçari që plagosi pronarin e servisit të makinave

Nuk i pëlqeu shërbimi, arrestohet 39-vjeçari që plagosi pronarin e servisit të makinave

08:43 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com