Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, tha se është gati ndërtimi i 3400 shtëpive individuale. Ai bëri me dije se fondi i ndarë është 8.7 miliardë lekë.
“Sot qeveria ka kaluar vendimin për miratimin e fondit limit prej 8.7 mld lekësh, që do i kalojnë të dyja njësive zbatuese, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë së Tiranës”, tha Ahmetaj gjatë një konference për shtyp.
Sipas Ahmetajt, 6.28 mln lekë do të jenë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, 2500 banesa individuale që do të ndërtohen nga ky fond.
Ndërkohë që një shumë prej 2.2 mld lekësh janë për Bashkinë e Tiranës, që do të ndërtojë 889 njësi apo shtëpi individuale. Ato do të ndërtohen saktësisht, 312 banesa me tipologjinë 1+1; 334 2+1 dhe 243 banesa 3+1.
“Informoj të interesuarit duke filluar që nga sipërmarrjet, dhomat e tregtisë, shqiptare, të kategorive të ndryshme, qoftë dhomat e huaja të biznesit, javën që vjen shpallet gara ndërkombëtare nga dy njësitë e mësipërm, Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për 3400 shtëpi individuale”, tha ai.