Deputetja Rudina Hajdari, në fjalën e marrë në Kuvend, ka lëshuar një sërë akuzash ndaj klasës politike, ku për të, ka mbajtur peng integrimin.
Gjatë seancës plenare, ajo u ndal tek të rinjtë, duke kërkuar nga politika për ti kthyer shpresën.
“Të rinjtë duan punësim, dinjitet, shpresë, mundësi për të ardhmen, mirëqënie, siç i kanë të rinjtë europianë. Por këtu nuk po ndodh. Nuk mund të ndodhë nëse ne nuk behemi bashkë për të ndëshkuar korrupsionin politik. Këta njerëz që e mbajnë peng integrimin europian”, tha Rudina.
Sot do të diskutohet akti normativ anti-KÇK, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar të këtij viti. Kuvendi do të diskutojë për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, pasi dyshohet se burojnë nga krimi.
Pritet që në seancën e sotme të ketë debate të nxehta, pasi për këtë akt normativ ka pasur akuza nga opozita dhe presidenti Ilir Meta. Kjo është kundërshtuar edhe nga Avokati i Popullit, pasi është njoftuar se kjo paketë është shkelje e të Drejtave të Njeriut.