Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kurti u dërgon letër dy zyrtarëve të lartë evropianë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti u dërgon letër dy zyrtarëve të lartë evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka dërguar një letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell Fontelles.

Mësohet se me anë të këtyre letrave, Kurti i ka informuar ata për objektivat dhe qëllimet e qeverisë së tij.

Kreu i qeverisë së Kosovës falenderoi Borrell për mbështetjen e vazhdueshme në përpjekjet për vendosje të sundimit të ligjit. Ndërsa, në letrën drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kurti ka shkruar se mezi pret të punojnë bashkë për të thelluar partneritetin.

Lexoni letrat e plota:

Shkëlqesisë së Tij, Josep Borrell Fontelles,

Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetar i Komisionit Evropian

I nderuari z. Borrell,

Po ju shkruaj për t’ju informuar për objektivat dhe qëllimet e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi që të ritheksojmë shpresën tonë për thellimin të bashkëpunimit dhe integrim të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës në përpjekjet tona për vendosje të sundimit të ligjit, zhvillimit të ekonomisë dhe qeverisjes së mirë. Ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të BE-së dhe besojmë se marrëdhënia jonë me BE-në është e bazuar në vlerat e përbashkëta që i kemi.

Programi qeverisës i qeverisë sime është i ndërtuar në dy shtylla kryesore. Fokusi ynë primar është në zhvillimin ekonomik; përmes rritjes së investimeve ne do të krijojmë vende të reja pune, sidomos për të rinjtë dhe gratë. Për më tepër, jemi zotuar në mënyrë të pakompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto dy prioritete të ndërlidhura të qeverisë sime përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Ato janë edhe kritere të rëndësishme të cilat duhet t’i plotësojmë gjersa vazhdojmë në rrugën tonë drejt integrimit evropian. E çmojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian në arritjen e progresit drejt realizimit të këtyre qëllimeve.

Ne e kuptojmë nevojën e zgjidhjes së çështjeve të mbetura politike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Jemi të zotuar ndaj procesit të dialogut dhe besojmë se është e vetmja mënyrë për arritjen e marrëveshjes, qëllimi përfundimtar i të cilës duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve. Negociatat duhet të vazhdojnë. Ato duhet të jenë të përgatitura mirë si dhe të bazuara në parime. Arritja e një marrëveshje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon.

Në përputhje me këtë zotim, duke filluar nga 15 marsi, ne do të fillojmë të heqim tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që u vendosën nga qeveria e kaluar. Fillimisht ne do t’i heqim tarifat mbi lëndën e parë. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për rifillimin e dialogut me Serbinë. Shpresojmë që Serbia t’i përgjigjet në mënyrë reciproke këtij vendimi; në këmbim të kësaj presim që Serbia t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jotarifore për tregti me Kosovën, si dhe t’i jap fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës. Ftojmë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të krijojnë mekanizma monitorimi dhe sanksionimi për të siguruar që të dy palët t’i respektojnë zotimet e tyre në marrëveshjet ekzistuese dhe në ato të ardhshme.

Gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme ka pasur mungesë koordinimi midis përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në lidhje me rolet e tyre individuale dhe qëllimet në dialogun me Serbinë. Kjo krijoi mungesë të qartësisë institucionale dhe asaj politike. Qeveria ime zotohet t’i jap fund kësaj. Si Kryeministër, unë kam mandatin ekskluziv kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore të marr përgjegjësinë për përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Mezi pres të punoj së bashku me ju dhe me përfaqësuesit e BE-së për t’i çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për ta çuar përpara këtë proces.

Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj jemi të palëkundur në bindjen tonë se e ardhmja më e ndritur për vendin tonë është integrimi i plotë në BE. Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me BE-në në çdo nivel, veçanërisht në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje e cila sjell paqe të qëndrueshme për rajonin, zhvillim


Shkëlqesia e saj, Ursula von der Leyen

Presidente e Komisionit Evropian

E nderuar Shkëlqesia juaj,

Siç edhe jeni në dijeni, në muajin shkurt të këtij viti qeveria ime ka marr detyrën në Republikën e Kosovës. Po ju shkruaj me qëllim që të ju informojmë në lidhje me objektivat dhe qëllimet e qeverisë tonë të re. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi që të riafirmojmë shpresën tonë për thellimin të bashkëpunimit dhe integrim të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës në përpjekjet tona për vendosje të sundimit të ligjit, zhvillimit të ekonomisë dhe qeverisjes së mirë. Ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të BE-së dhe besojmë se marrëdhënia jonë me BE-në është e bazuar në vlerat e përbashkëta.

Programi qeverisës i qeverisë sime është i ndërtuar në dy shtylla kryesore. Fokusi ynë primar është në zhvillimin ekonomik; përmes rritjes së investimeve ne do të krijojmë vende të reja pune, sidomos për të rinjtë dhe gratë. Për më tepër, jemi të pakommpromis në përkushtushtimin tonë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto dy prioritete ndërlidhura me njëra tjetrën të qeverisë sime përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Ato janë edhe kritere të rëndësishme të cilat duhet t`i plotësojmë në rrugën tonë drejt integrimit Evropian. E çmojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian në arritjen e progresit drejt realizimit të këtyre qëllimeve.

Ne e kuptojmë nevojën e zgjidhjes së çështjeve të mbetura politike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Jemi të zotuar ndaj procesit të dialogut dhe besojmë se është e vetmja mënyrë për arritjen e marrëveshjes, qëllimi përfundimtar i të cilës duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve. Negociatat duhet të vazhdojnë. Ato duhet të jenë të përgatitura mirë si dhe të bazuara në parime. Arritja e një marrëveshje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon

Në përputhje me këtë zotim, duke filluar nga 15 marsi, do të fillojmë të heqim tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që u vendosën nga qeveria e kaluar. Fillimisht do t’a heqim tarifën në importet e lëndës së parë. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për të punuar së bashku me partnerët tanë ndërkombëtar në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se ky vendim do të hasë në vendim reciprok nga Serbia; ne presim që Serbia t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jo-tarifore për tregti me Kosovën si dhe t’i japë fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës.

Gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme ka pasur mungesë koordinimi midis përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në lidhje me rolet e tyre individuale dhe qëllimet e kërkuara në dialogun me Serbinë. Kjo krijoi mungesë të qartësisë institucionale dhe asaj politike. Qeveria ime zotohet t’i jap fund kësaj. Si Kryeministër, unë kam mandatin ekskluziv kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore të marr përgjegjësinë për përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Mezi pres të punoj së bashku me ju dhe me diplomatët tuaj për t’i çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për ta çuar përpara këtë proces.

Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj jemi të palëkundur në bindjen tonë se e ardhmja më e ndritur për vendin tonë është integrimi i plotë në BE. Ne mbetemi të bindur se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte përfitues jo vetëm për këtë rajon, por edhe për vet BE-në. Mezi presim të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar partneritetin tonë, rritjen e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, dhe për çështjet e tjera të interesit të përbashkët.

Sinqerisht,

Albin Kurti

 

 

 

Tags: Albin KurtiJosep Borrell FontellesLetërUrsula von der Leyen

TË LIDHURA

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’
Rajoni

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’

20:44 | 14/08/2025
Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë
Rajoni

Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë

08:58 | 14/08/2025
Protesta të tensionuara në disa qytete të Serbisë, përplasje mes qytetarëve dhe mbështetësve të pushtetit
Rajoni

Protesta të tensionuara në disa qytete të Serbisë, përplasje mes qytetarëve dhe mbështetësve të pushtetit

22:16 | 13/08/2025
Next Post
Koronavirusi/ Rritet me ritme të shpejta numri i viktimave në Itali

Koronavirusi/ Rritet me ritme të shpejta numri i viktimave në Itali

Digjet makina e zv/kryetarit të bashkisë Peqin, policia zbardh ngjarjen

Shënohen 2 aksidente brenda pak minutash, humb jetën një person në Vlorë

9 fitore në 10 ndeshjet e fundit, Tirana nuk ndal marshimin drejt titullit

9 fitore në 10 ndeshjet e fundit, Tirana nuk ndal marshimin drejt titullit

JU REKOMANDOJMË

Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

10:35 | 08/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së, Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë
Bota

Presidenti i SHBA-së, Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

by mirseda
12:02 | 15/08/2025
0

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në mesazh...

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

11:14 | 15/08/2025
Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore

Trafik a*mësh me furgon udhëtarësh / Burg për Francesk Mecaj

10:44 | 15/08/2025
SPAK thyen kufinjtë, jehonë edhe në Paraguai

SPAK thyen kufinjtë, jehonë edhe në Paraguai

09:56 | 15/08/2025
Analiza e REL/ Samiti i Alaskës, Kievi dhe Brukseli në ankth në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Analiza e REL/ Samiti i Alaskës, Kievi dhe Brukseli në ankth në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:49 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com