E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

9 fitore në 10 ndeshjet e fundit, Tirana nuk ndal marshimin drejt titullit

Qëkur Emanuel Egbo mori në dorë drejtimin e klubit të Tiranës, skuadra ka njohur ditët e saj më të mira në kohët e fundit.

Nëse nuk do të ishte për barazimin ndaj Skënderbeut, klubi bardheblu do të kishte bërë 10 fitore radhazi tashmë.

Në Vlorë, përballë Flamurtarit, mjafton një autogol i Vrapit dhe një rrjetë e Kobinnah për të marrë fitoren e 9-të në 10 ndeshjet e fundit.

Tirana ka menaxhuar ndeshjen që në fillim, edhe pse në pjesën e dytë, Flamurtari u bë i rrezikshëm në disa momente dhe sidomos me Ribaj, që provoi me roveshatë.

Bardheblutë janë vetëm 6 pikë larg vendit të dytë, pra Kukësit, që barazoi brenda fushe ndaj Vllaznisë (0-0) në debutimin e Orges Shehit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...