Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

E frikshme/ Shkencëtarët zbulojnë dy versione të koronavirusit (FOTO)

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
E frikshme/ Shkencëtarët zbulojnë dy versione të koronavirusit (FOTO)

Në rang global, koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3200 viktima. Nga koha e shpërthimit të epidemisë në dhjetor, ekspertët janë të mendimit se koronavirusi ka pësuar mutacion në të paktën dy versione.

Askush nuk ka qënë në dijeni se njerëzit anembanë botës janë prekur nga dy modele të koronavirusit. Për fat të keq, thonë studiuesit, 70 për qind e të prekurve kanë variantin më agresiv të koronavirusit.

Kjo e dhënë është përcjellë nga ekspertët në Pekin dhe Shangai, ndonëse është ende herët për të folur për diçka konkrete, pasi kërkimet vijojnë ende në këtë fushë. Shkencëtarët konfirmojnë se tashmë ka dy tipe të të njëjtit lloj të koronavirusit që infekton njerëzit. Pjesa më e madhe e të prekurve kanë formën më agresive të tij.

Të paktën 93 mijë persona janë infektuar në të gjithë botën, ndërsa 50 mijë të tjerë po trajtohen në spital. Ekipe ekspertësh nga Pekini dhe Shangai pohojnë se 70 për qind e njerëzve janë prekur nga forma më agresive e virusit, i cili shkakton një sëmundje të rëndë aq sa ka qenë pothuajse e pamundur të frenohet përhapja e saj që nga muaji janar.

Aktualisht një formë më e vjetër e virusit rrezikon të bëhet më e zakonshme. Duke ditur se virusi mund të pësojë mutacion, e bën më të vështirë gjurmimin e tij, apo trajtimin dhe shton dyshimet se pacientët e shëruar njëherë nga ky virus, mund të infektohen sërish.

Kërkuesit nuk kanë dalë në rezultatet përfundimtare, e ndërsa për këtë studim janë përdorur 103 kampionë.

Dy versionet e koronavirusit janë pagëzuar me gërmat L dhe S. 70 për qind e pacientëve mendohet të kenë formën L, që është më agresive dhe përhapet më shpejt se S-ja.

Por L-ja nuk është aq e përhapur sa forma më e lehtë e koronavirusit S. Dhe pse kjo e fundit është më pak agresive, mendohet se është ai lloj virusi që ka kaluar tek njerëzit dhe vazhdon të infektojë.

Kjo ndodh sepse simptomat janë më të lehta dhe njerëzit nuk shkojnë menjëherë në spitale, duke mundësuar përhapjen e virusit. Po sipas ekipit të ekspertëve të Pekinit dhe Shangait, lloji L ishte më dominues në fazat e para të përhapjes së virusit. Meqënëse forma L e virusit ishte më e rëndë, pacientët janë mjekuar më herët dhe kjo ka penguar përhapjen e tij.

Organizata Botërore e Shëndetit ka ndjekur hap pas hapi gjendjen kaotike që ka shkaktuar koronavirusi.

OBSH-ja ka paralajmëruar se jemi në një mungesë globale produktesh mjekësore, dhe abuzim me çmimet për pajisjet mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit. Ndaj OBSH-ja u ka kërkuar kompanive dhe qeverive që të rrisin prodhimin me 40%, ndërkohë që në botë po rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Në këtë kohë, rezerva Federale Amerikane ka ulur normat e interesit, në një veprim urgjent në mënyrë që të shmangë një recesion global, ndërsa Banka Botërore njoftoi se do të japë 12 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet që janë prekur nga virusi.

Tags: ekspertetkoronavirusOBSHshkencëtarët

TË LIDHURA

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Bota

Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

21:19 | 06/02/2026
31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan
Bota

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

20:56 | 06/02/2026
Next Post
Nëna e tij u dërgua në spital pas një goditjeje në tru, flet Cristiano Ronaldo

Nëna e tij u dërgua në spital pas një goditjeje në tru, flet Cristiano Ronaldo

Mbylli gruan në tualet, dyshonte se ishte infektuar me koronavirus

Mbylli gruan në tualet, dyshonte se ishte infektuar me koronavirus

Ilir Meta dhe fundi pa lavdi i kauzave të rreme

Ilir Meta dhe fundi pa lavdi i kauzave të rreme







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com