Seanca e radhës për Arbër Çekajn dhe dy të bashkëpandehurit ka dështuar.
Shkak i ndërprerjes së seancës ka qenë mungesa e avokatëve të Çekajt dhe Donaldo Lushajt.
Seanca e radhës është vendosur që të zhvillohet më 12 mars.
Kujtojmë se Arbër Çekaj doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda më 21 shtator, e cila konfirmoi “arrestin me burg” për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit.