Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Si u ekzekutua Skerdilajd Konomi në mes të Vlorës (VIDEO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Si u ekzekutua Skerdilajd Konomi në mes të Vlorës (VIDEO)

Ishte data në 9 shtator e vitit 2011. Atë mëngjes, gjyqtari i ri Skerdilajd Konomi ishte me mjaft nxitim për në punë. Ishte një ditë e ngarkuar me disa gjyqe.

Mjeti me të cilin ai lëvizte zakonisht, ishte me gomën e shfryrë. I shkujdesur dhe në nxitim, 33-vjeçari nuk mendohet dy herë. I hipën mjetit tjetër të familjes, një benz model i vjetër tip 250, i cili përdorej kryesisht nga bashkëshortja e Konomit.

Skerdi, nuk arriti kurrë të shkojë në gjykatë. Vrullin ia ndali një shpërthim i fuqishëm i veturës. Skena ishte më shumë se e tmerrshme. Ishte e qartë se bëhej fjalë për atentat me tritol. Ekspertiza më pas tregoi se kishin qenë të paktën 400 gramë C4 e montuar brenda mjetit, poshtë sediljes së drejtuesit.

“Ngjarja më e tmerrshme që kam përjetuar në jetën time shoqërore, po edhe atë profesionale. Ikja e tij nga kjo botë ishte vërtetë e tmerrshme, dhe shumë e dhimbshme, më të dhimbshme e bën fakti se ende sot nuk është gjetur motivi”, tregon Gerd Hoxha, gjyqtar.

Autorët e krimit makabër kishin marrë çdo masë që goditja të rezultonte efektive, dhe ia arritën. Skerdi ndërron jetë pas pak çastesh, në një skenë makabër ku gjithçka transmetohej LIVE nga kamerat e televizioneve. Autoriteti i shtetit ishte tronditur dhe nëpërkëmbur. Për herë të parë, një gjyqtar ekzekutohej në atë formë në Shqipëri.

“Ishte një… sikur donin që ti tregonin gjithë shtetit, jo vetëm pushtetit gjyqësor, që të ketë kujdes kur bën veprime të cilat nuk u pëlqen atyre, që janë anëtarë të botës së krimit”,  tregon Gerd Hoxha, gjyqtar.

Ishte e qartë se me atë lloj brutaliteti, po jepej një mesazh. Karriera e shkurtër prej rreth 5 vitesh si gjyqtar, nuk e justifikonte vrasjen makabre ndaj Skerdilajdit. Grupi hetimor hulumtoi dosjet që ai kishte pasur në dorë si gjyqtar. Asnjëra prej tyre nuk kishte një ngarkesë të tillë sa të justifikonte atë lloj krimi.

“Edhe gjatë punës së tij si gjyqtar, ka treguar vërtetë vlerat e një profesionisti, një njeriu të mirë në radhë të parë. Ai zgjodhi që të ushtronte detyrën e gjyqtarit në qytetin e lindjes. Sa e lehtë është të fillosh punë në qytetin e lindjes, aq e vështirë bëhet për gjyqtarët se do kesh të bësh me zgjidhjen e konflikteve me bashkëqytetarët që i njeh që fëmijë”, tregon Gerd Hoxha, gjyqtar.

Hulumtimet u shtrinë në kohë për të parë nëse gjyqtari kishte pasur konflikte. Asnjë e dhënë e tillë nuk dilte. Ai njihej si një person miqësor, i shoqërueshëm dhe zgjidhës i konflikteve. Këto kujtojnë edhe miqtë e tij.

“E mbaj mend gjithmonë të qeshur, kishte një të qeshur karakteristike, luanim futboll bashkë, ishte lojtar shumë i mirë, luanim bilardo. Ishte tip shumë sportiv, por edhe student shumë i mirë. Po, ishte një djalë me këmbë në tokë”, tregon Gerd Hoxha, gjyqtar. /Top Channel

 

Tags: atentatiGerd Hoxhagrupi hetimorSkerdilajd Konomi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Next Post
Nga Berisha tek Meta, kush janë politikanët që pushojnë në vilat e Lalzit

Nga Berisha tek Meta, kush janë politikanët që pushojnë në vilat e Lalzit

“Basha ka mirëpritur Metën në frontin opozitar”

“Basha ka mirëpritur Metën në frontin opozitar”

“Mos u lodhni kot me konspiracione”/ Meta me mesazh të fortë për qeverinë

"Mos u lodhni kot me konspiracione"/ Meta me mesazh të fortë për qeverinë







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com