Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Parlamenti, kukull e këtij sekti pa shtet”, Meta del me thirrjen e fuqishme

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Parlamenti, kukull e këtij sekti pa shtet”, Meta del me thirrjen e fuqishme

Kreu i Shtetit Ilir Meta tha në manifestimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, se Parlamenti është shndërruar në kukull të këtij sekti pa shtet e pa atdhe. Me tone të larta para qytetarëve, ai deklaroi se ky gjysmë Parlament është shndërruar në kukull të këtij sekti pa familje.

Presidenti Meta tha më tej se jemi kthyer në një shtet ku kujtohemi për shkencëtarët vetëm kur na bie tërmeti. Sipas tij, në Shqipëri nuk kemi investime në dije. Duke cekur problemin e shpopullimit, presidenti u shpreh se ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të vendit.

“A mund të jetë ky Parlamenti juaj? A mundet një investitor i huaj të besoj tek sundimi i ligjit në këtë vend?

A mundet të mbijetojnë bizneset e vogla, kur përmes ligjit prapaveprues oligarkët u bënë më të fortë?! Ato miliona shkuan nëpër llogari off-shore. Ky nuk është shteti i së drejtës dhe qytetarëve, por instrument shtypës i disa puçistëve të pushtetit të oligarkëve dhe klientëve të tyre.

Ky gjysmë Parlament është shndërruar në kukull të këtij sekti pa shtet, pa atdhe, pa familje. Ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Një vit më parë, ata provokuan opozitën për ta larguar nga Parlamenti.

Ata vrapuan për të zëvendësuar 82 deputetë, edhe pse procedura për një deputet kërkon të paktën 30 ditë. Ata shkelën Kushtetutën vetëm për të eliminuar opozitën e vendit.

Jemi kthyer në një shtet ku kujtohemi për shkencëtarët vetëm kur na bie tërmeti. Kemi zero investime në dije dhe progres. Ata bënë një ligj kundër Kushtetutës, për t’i mbyllur gojën qytetarëve dhe gazetarëve.

Grushti i shtetit në këtë vend ka avancuar paralelisht me shpopullimin e vendit. Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të vendit, që nuk do të ndodhë kurrë. Nëse nga Kosova largohet 1 qytetar, nga Shqipëria largohen 5. Nëse nga Mali i Zi largohet 1, nga Shqipëria largohen 11.

Klima e biznesit në Shqipëri është më e rënda në kontinent. Sipas Raportit të BB-së, brenda vitit Shqipëria ra me 19 vende, sepse kjo qeveri ka vrarë besimin tek drejtësia dhe shteti ligjor. Qëllimisht, Shqipëria është lënë pa Gjykatë Kushtetuese, sepse në kokën e puçistëve ka vetëm një synim, kapjen me çdo kusht të shtetit dhe për ta mbrojtur për interesa korruptive dhe antikombëtare”.

 

Tags: grusht shtetiMetaparlamenti

TË LIDHURA

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Politikë

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

19:18 | 04/11/2025
Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset
Aktualitet

Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

19:14 | 04/11/2025
Fushë Kruja dhe fshatrat përreth mbi 8 orë pa energji elektrike
Aktualitet

Fushë Kruja dhe fshatrat përreth mbi 8 orë pa energji elektrike

17:46 | 04/11/2025
Next Post
Studentja e drejtësisë: Të ndalojmë ata që shkelin Kushtetutën dhe të drejtat

Studentja e drejtësisë: Të ndalojmë ata që shkelin Kushtetutën dhe të drejtat

Meta kërcënon Ramën: Ke afat deri në 15 mars, ose do shpërndaj Parlamentin

Meta kërcënon Ramën: Ke afat deri në 15 mars, ose do shpërndaj Parlamentin

Meta hedh akuzat e rënda: Anti-KÇK për të asgjësuar drejtësinë e re

Meta hedh akuzat e rënda: Anti-KÇK për të asgjësuar drejtësinë e re







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament
Kosovo

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

by mirseda
20:29 | 04/11/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e Qeverisë së re,...

Ngërçi politik në Kosovë, presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re

Ngërçi politik në Kosovë, presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re

19:46 | 04/11/2025
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

19:18 | 04/11/2025
Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

19:14 | 04/11/2025
Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

17:47 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com