Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kurti bën publike letrat që i dërgoi Trump-it dhe sekretarit Pompeo

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti bën publike letrat që i dërgoi Trump-it dhe sekretarit Pompeo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, publikoi të hënën dy letra dërguar presidentit amerikan Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit Mike Pompeo lidhur me veprimet e tij të fundit rreth tarifave ndaj mallrave serbe.

Në letrat që mbajnë datën 28 shkurt, ai shkruan se qeveria e tij është e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur bindjen se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve.

“Ne besojmë se kjo është rrugë e rëndësishme për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshje historike që do të krijonte paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri në Ballkan. Së këndejmi, duke filluar nga 15 Marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë”.

Në letra kryeministri Kurti shfaq shpresën se “veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për ç’njohjet e Kosovës. Ne po ashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen”.

Në letrat e kryeministrit Kurti theksohet mes tjerash se qeveria e Kosovës “i sheh marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara si marrëdhënie me rëndësinë më të lartë strategjike për vendin tonë, si aleancë që është e bazuar në vlera dhe interesa thellësisht të përbashkëta. Administrata juaj tashmë ka pasur ndikim të madh pozitiv në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë energji të reja dhe zbatueshmëri në zgjidhjen e problemeve, gjë që ne e mirëpresim jashtëzakonisht shumë. Mezi presim ta thellojmë partneritetin dhe të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara në shtimin e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e sigurisë rajonale, shtyrjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet e tjera”, thuhet në letrat drejtuar presidentit Trump dhe sekretarit Pompeo.

Kryeministri Kurti thekson në letra po ashtu se gjatë dy viteve të kaluara kishte “moskoordinim serioz në mes të përfaqësuesve të Kosovës, lidhur me rolin, interesin dhe qëllimet e Kosovës në dialog me Serbinë, si dhe mungesën e qartësisë se kush flet për Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe në tryezën e negociatave.

Kjo do të përfundojë me qeverisjen time. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandate, vullnetin politik, si dhe detyrë kushtetuese ta marrim përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive në udhëheqjen e këtij procesi dhe në përfaqësimin e Kosovës në nivelet më të larta diplomatike”.

Propozimi i kryeministrit Kurti për heqjen e kushtëzuar të tarifave nuk u mbështet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat thanë se nuk i mbështesin masat gjysmake dhe se qëndrimi është amerikan është që tarifat duhet të hiqen tërësisht.

Ndërsa, Bashkimi Evropian u shfaq me qëndrim më të butë duke mirëpritur vendimin e kryeministrit Kurti, si hap i parë drejt heqjes së tërësishme të tarifave ndaj mallrave serbe.

Të vendosura në nëntor të vitit 2018, tarifat që synonin kundërvënien ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës, çuan në pezullimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Çështja e heqjes së tarifave ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Presidenti i vendit ka bërë thirrje që të hiqen menjëherë për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Çështja e tarifave po debatohet në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit të Kosovës.

Paralajmërimi i heqjes së tarifave kundërshtohet më ashpër nga ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të penguar një gjë të tillë. /Voa

Tags: kurtiPompeoSekretarTrump

TË LIDHURA

‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’
Bota

‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’

09:57 | 24/06/2025
Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali
Rajoni

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Shkatërrohet grupi kriminal i Elvis Demçes, policia italiane arreston 14 persona
Rajoni

Shkatërrohet grupi kriminal i Elvis Demçes, policia italiane arreston 14 persona

14:21 | 20/06/2025
Next Post
Meta lëshon thirrjen e fundit

Meta lëshon thirrjen e fundit

Vetëm pak orë para protestës, Rama bën lëvizjen urgjente

Vetëm pak orë para protestës, Rama bën lëvizjen urgjente

Braçe sfidon Metën

Braçe sfidon Metën

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Mori atë që kërkonte nga NATO/ Trump kthehet i lumtur në SHBA
Bota

Mori atë që kërkonte nga NATO/ Trump kthehet i lumtur në SHBA

by mirseda
21:33 | 25/06/2025
0

Donald Trump është duke u kthyer në Uashington pas një takimi të shkurtër, por miqësor me udhëheqësit...

Ministri Hegseth për Iranin: Doni të dini për Fordow? Merrni lopatën dhe gërmoni!

Ministri Hegseth për Iranin: Doni të dini për Fordow? Merrni lopatën dhe gërmoni!

20:49 | 25/06/2025
Southgate: Nuk më mungon Anglia, përgjegjësi e madhe, kritikat s’kanë rëndësi

Southgate: Nuk më mungon Anglia, përgjegjësi e madhe, kritikat s’kanë rëndësi

20:46 | 25/06/2025
Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Tronditëse/ 56-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve gjendet e pajetë nga vëllai

Tronditëse/ 56-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve gjendet e pajetë nga vëllai

20:41 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com