Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Rrezet e diellit ulin presionin e gjakut? Ja çfarë thotë studimi i fundit

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Rrezet e diellit ulin presionin e gjakut? Ja çfarë thotë studimi i fundit

Ekspozimi ndaj diellit lidhet me presionin e ulët të gjakut, thotë një studim i ri që përfshiu qindra mijëra pacientë në klinikat e dializës në gjithë SHBA-në. Por mos e përdorni këtë lajm, si një justifikim për të rezervuar sa më parë pushimet në plazh.

Për studimin e ri, studiuesit shqyrtuan të dhënat e presionit të gjakut nga më shumë se 342.000 pacientëve në afro 2.200 klinika për 3 vjet, duke filluar nga janari i vitit 2011. Më shumë se një e treta e pacientëve, ishin afro-amerikanë.

Leximet e presionit të gjakut ishin mesatarisht të përmuajshme, dhe më pas krahasoheshin me të dhënat mbi temperaturën e mjedisit jashtë në natyrë, dhe me rrezatimin ultravjollcë, të cilat gjithashtu regjistroheshin në baza mujore. Studiuesit morën parasysh ndryshore të tilla si gjinia, mosha dhe indeksi i masës trupore të njerëzve të përfshirë në studim.

Kur u përpunuan shifrat e afro 46 milionë leximeve të presionit të gjakut, studiuesit zbuluan se ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, shoqërohej me një presion më të ulët sistolik të gjakut, pavarësisht nga temperatura e mjedisit. Është hera e parë që një studim i madh, ka treguar një gjë të tillë, thotë autori kryesor i hulumtimit dr.Riçard Ueller.

Ueller, profesor i dermatologjisë në Universitetin e Edinburgut në Skoci, u shpreh se studiuesit i kanë ditur prej dekadash ndryshimet sezonale në presionin e gjakut, por i kishin lidhur ato me faktorë të tillë si temperatura dhe vitamina D, e cila prodhohet kur rrezet e diellit bien në kontakt me lëkurën tonë.

Por studimet e përsëritura, nuk kishin arritur deri tani të dëshmonin se vitamina D e ul presionin e gjakut, tha ai. Dhe megjithëse ky studim sugjeron se temperatura luan në fakt një rol, “gjysma e variacionit sezonal në presionin e gjakut, është e pavarur nga temperatura”. “Kjo ndodh për shkak të rrezeve ultravjollcë. Dhe kjo është diçka vërtetë emocionuese”- thekson studiuesi.

Ueller tha më tej se efekti i dritës së diellit, duket të jetë i vogël por i rëndësishëm.Drita ka një efekt më të madh në mesin e njerëzve me lëkurë të bardhë, se sa tek ata me lëkurë të errët. Në terma praktikë tha ai, gjetjet sugjerojnë nëse dikush do të qëndrojë gjithmonë në një temperaturë kontante, pra me veshje të ngrohta, dhe ngrohje qendrore në dimër, do të ulë presionin e gjakut me 2 ose 3 milimetra merkur. “Nuk duket shumë por një rënie e tillë zvogëlon me 10 për qind ngjarjet e pakëndshme me zemrën. Dhe kjo është shumë e rëndësishme”, thotë ai

Ueller, publikoi një studim laboratorik të hershëm, që tregoi si rrezet ultravjollcë çlirojnë oksid nitrik në lëkurë, që hollon arteriet dhe ul presionin e gjakut. Por, mos harroni se rrezet UV kontribuojnë në kancerin e lëkurës. Akademia Amerikane e Dermatologjisë, sugjeron shmangien e ekspozimin të drejtpërdrejtë në diell midis orës 10:00 dhe 14:00; dhe përdorimin e kremrave me mbrojtje 30 ose më të lartë.

Ndërkohë dr.Pol Uelton, profesori i shëndetit publik në Universitetin Tulein në Nju Orleans, e quajti studimin “interesant”, po shtoi se ai ka kufizimet e veta. Së pari, tha ai, ky është një studim vëzhgues, çka do të thotë që shkaku dhe efekti nuk mund të provohen.

Gjithsesi, Ueller po kryen hulumtime të mëtejshme mbi përdorimin e dritës ultravjollcë, si kurë për njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë të gjakut. Ai shpreson të nxisë një rivlerësim të qasjes, sidomos tek dermatologët e tjerë. /TIRANA TODAY

Tags: gjakutpresioninrrezet e diellitStudimiulin

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Kuriozitete

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Next Post
“Poshtërsi si na heqin nga puna”, denoncimi i qytetarëve: Shefa arrogantë

"Poshtërsi si na heqin nga puna", denoncimi i qytetarëve: Shefa arrogantë

Evropa Lindore po shpopullohet dhe askush në Bruksel nuk shqetësohet për këtë

Evropa Lindore po shpopullohet dhe askush në Bruksel nuk shqetësohet për këtë

Zyrtarët e lartë të dalë në përgjime/ Vjen reagimi i fortë nga LSI-ja

Zyrtarët e lartë të dalë në përgjime/ Vjen reagimi i fortë nga LSI-ja







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti
Bota

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

by mirseda
22:25 | 29/12/2025
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet në Mar-a-Lago ku edhe është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjithashtu...

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

21:17 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com