E shtunë, 24 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

“Poshtërsi si na heqin nga puna”, denoncimi i qytetarëve: Shefa arrogantë

Nga Anxhela Ferra

Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste ditën e sotme, kryeministri Edi Rama paralajmëroi rritjen e pagës minimale. Sipas tij nga 1 janari i vitit të ardhshëm, paga minimale do të bëhet 300 mijë lekë. Teksa kjo reformë pritet ende të shihet sa do të vihet në zbatim, sektori i punësimit në Shqipëri është një nga çështjet më të debatueshme.

Pagat e ulëta, orët e tejzgjatura dhe të pa paguara, mospagimi i plotë i sigurimeve shoqërore; si edhe mos-respektimi i të drejtave në punë. Këto janë vetëm disa nga çështjet më shqetësuese për punonjësit shqiptarë.

Por, veç tyre, këta të fundit ankohen edhe për sjelljen e punëdhënësve. Të pyetur nga Tirana Today, qytetarët shprehen se në shumicën e rasteve, punëdhënësit kanë sjellje arrogante. Veçanërisht ata që janë në krye të institucioneve shtetërore.

“Nuk ka qenë një marrëdhënie e mirë ajo e imja me drejtuesit tim. Sepse nuk jam paguar aq sa duhej. Sigurimet shoqërore asnjëherë nuk i bëjnë të plota.”

“Punëdhënësit me punëmarrësit në 80% të rasteve nuk sillen fare mirë. Pagesa që është shumë e ulët, mënyra e sjelljes, janë elementë që ndikojnë shumë te vijimi i punës. Kanë arrogancë, kërkojnë llogari në një mënyrë jo të përshtatëshme. Punonjësin e shohin si skllav dhe jo si partner apo si dikë që po i bën punën. Tani veç t’i sjellin punëtorët nga Afrika, se të gjithë po ikin.”

“Katastrofë fare është sjellja e punëdhënësve me punëmarrësit. Sepse as nuk janë të mësuar dhe as nuk e dinë çfarë është ‘pronarlliku’. Hiqen shumë lehtë njerëzit padrejtësisht nga puna. Ka dhe pronarë të mirë, por janë raste shumë të rralla.”

“Shefat janë sipas interesit të tyre, nuk i interesojnë marrëdhëniet njerëzore. Duan t’ia dinë vetëm për interesat e veta dhe për paratë. Është një poshtërsi e madhe për popullin që është i varfër dhe shefat luftojnë për të marr paratë e tyre.”

Ndër të tjera, qytetarët denoncojnë edhe fenomenin e kërcënimit me vendin e punës. Ku sipas tyre vazhdon të jetë shumë prezent në marrëdhëniet që drejtuesit krijojnë me vartësit e tyre.

“Në Shqipëri asgjë nuk funksionon, jo më marrëdhëniet e punës. Mua nuk kanë arritur të më kërcënojnë me largim nga puna. Por, unë kam zgjedhur të iki vetë. Pasi nuk kam qenë e kënaqur nga sjellja e punëdhënësit. Ka qenë jo e pranueshme.”

“Po, jam hequr padrejtësisht nga puna. Edhe pse kam kërkuar dëmshpërblim, nuk e kam marr.”

“Më ka ndodhur të më heqin nga puna padrejtësisht. Për arsye të mos arsyes kur i thonë muhabetit. Është shumë tendencë kërcënimi i drejtuesëve me vendin e punës.Këtë gjë vetëm shteti mund ta zgjidhë. Por, shteti duket se nuk është në pozita për ta bërë një gjë të tillë.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...