Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Koronavirusi/ Gjermania midis kujdesit dhe panikut

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Gjermania midis kujdesit dhe panikut

Virusi Korona është tema numër një në bisedat në Gjermani. Ekspertët paralajmërojnë të mos kalohet në panik.

Çfarë do të thotë epidemia e virusit Korona për Gjermaninë? A do të ndalet së shpejti jeta publike, a do të anulohen aktivitetet e mëdha, siç po bëhet në Zvicër? Virusi i ri është në titujt e të gjitha gazetave gjermane. “Mos kalo në panik” këshillon të paktën gazeta e përditshme “Taz”. Por epidemia përcakton në masë të madhe bisedat mes njerëzve: në autobus dhe në tren, në rrugë, në restorante dhe në vendin e punës.

Qëndrim i arsyeshëm te ekspertët

Relativisht me qetësi reagojnë ata që duhet ta dinë më mirë: Instituti-Robert-Koch, autoriteti më i lartë në Gjermani për sëmundjet infektive, mban konferenca shtypi të përditshme. Lars Schaade, mjek specialist në mikrobiologji dhe nënkryetar i institutit, rendit: 52 infektime njihen deri tani në Gjermani, ka tre zona lokale të përqendrimit. Një në Renaninë Veriore-Vestfatli me një pacient të sëmurë rëndë, një në Baden-Württemberg, një rast të ri në Mynih.

Sa për krahasim: në të gjithë botën janë infektuar me virus deri tani mbi 80.000 vetë, në 52 vende. Dhe, sipas ekspertëve, numri i rasteve të paraportuara është i lartë. Kjo është arsyeja pse Schaade arrin në përfundimin se “për momentin virusi nuk duket të ketë një përhapje të gjerë në Gjermani. Dhe kjo është arsyeja pse rreziku për shëndetin e popullatës është i vogël deri në mesatar”.

Më e rëndësishmja tani: larja e duarve

Schaade edhe njëherë dha këshilla shumë specifike se si duhet të sillet popullata tani: “Përdorni shami që mund t’i flakni, kur kolliteni ose teshtini, hidhini ato. Lani duart, dhe kur kjo nuk është e mundur është mirë të ktheheni pas kur teshtini ose kolliteni dhe teshtini në bërryl. “Për më tepër, prekeni sa më pak të jetë e mundur fytyrën, gjë që një person normal e bën deri në dyqind herë në ditë.

Çfarë ndodh, e pyesin Schaade, në rast të një infektimi? Rreth 85 përqind e rasteve kalojnë si grip i butë, por: “Ka disa raste që përkeqësohen, që përkeqësohen pas rreth nëntë ditëve: këto janë rastet që kanë rrjedhën më të rëndë të sëmundjes. Dhe kur ke një rrjedhë kaq të rëndë të sëmundjes , atëherë mund të duhen tre, katër, ose në raste ekstreme madje edhe gjashtë javë për ta marrë veten, siç përshkruhet në Kinë ”.

Qeveria federale ka reaguar dhe ka ngritur një ekip krizash të cilit i përkasin shumica e dikastereve. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) dhe Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU) e kanë diskutuar gjendjen e punëve me kancelaren Angela Merkel. Zëdhënësi i Merkel-it, Steffen Seibert tha të premten: “Kancelarja, për këtë të jeni të sigurtë, do të informohet çdo ditë për përparimin e ngjarjeve, si në aspektin e përhapjes, ashtu edhe për gjendjen e përgatitjeve.”

A duhet të anulohet panairi i turizmit?

Ndërkohë, është shtyrë edhe panairi kryesor botëror i turizmit ITB me mijëra vizitorë nga e gjithë bota, i cili do të fillonte në Berlin të mërkurën e ardhshme. Një temë tjetër do të jetë ndoshta nëse Gjermania ka mjaft kostume speciale dhe maska ​​mbrojtëse, veçanërisht për personelin ndihmës, po të përkeqësohet epidemia. Nuk duket se ato mjaftojnë. Ministri Spahn, pra, po shqyrton, siç tha dje në “Televizionin e Dytë Gjerman” (ZDF), një ndalim eksporti, nëse është e nevojshme./DW

Tags: Gjermaniakoronaviruskujdesitmidispanikut

TË LIDHURA

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.
Bota

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat
Bota

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme
Bota

Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme

19:54 | 03/04/2026
Next Post
Shënohet rasti i parë me koronavirus në një tjetër shtet të Evropës

Shënohet rasti i parë me koronavirus në një tjetër shtet të Evropës

“Irani fsheh rastet”/BBC: Numri i viktimave nga koronavirusi është më i lartë

“Irani fsheh rastet”/BBC: Numri i viktimave nga koronavirusi është më i lartë

I riu kapet me 16 mijë euro në Rinas, ja çfarë thotë policia (FOTO)

I riu përplaset me makinën e policisë, plagosen dy efektivë në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com