Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tradhti për Albinin, do të ishte po të mos ndryshonte

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tradhti për Albinin, do të ishte po të mos ndryshonte

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar pezullimin e taksës me Serbinë, me kusht që të rivendosen disa norma reciprociteti me Serbinë, në disa afate që ai i gjykon të mundshme.

Përpjekja e tij për të vendosur afate, shoqëruar me njoftimin për heqjen e taksës, janë ngarkesa të panevojshme, që mund ta dëmtojnë aksionin e tij politik, por ato dhe mund t’i harrojë në ditët që vijnë, pasi ende nuk ka folur LDK, dhe nuk mund të quhen vendime kolegjiale.

E rëndësishme është që ai ka pranuar të heqë fillimisht taksën e pastaj të nisë bisedimet.

Të gjithë ata që janë të sinqertë kur thonë se Kosova nuk duhet të humbasë aleancën me SHBA dhe Perëndimin, nuk kanë asnjë arsye të shikojnë me dyshim Albin Kurtin pse ka reflektuar dhe po sillet, siç e ka detyrim të sillet kryeministri i Kosovës.

E kuptoj që tani do të ketë një valë histerie e presioni publik ndaj Albin Kurtit, i cili devijoi nga qëndrimi i tij për “orën zero” të heqjes së taksës. Pra, ai premtoi që nuk do të ketë një moment, kur taksa të jetë hequr dhe reciprociteti të mos jetë vendosur.

Tani në fakt ky moment ekziston dhe shumë mirë që ekziston. Kjo nuk është arsye për t’u shpallur as tradhtar, dhe as mashtrues. Thjesht një politikan që ndryshon.

Të gjithë ne që ja kemi kërkuar këtë Albin Kurtit në emër të ruajtjes së aleancës me SHBA, nuk kemi pse i kujtojmë tani Albinit, se ai tentoi të bëhej anti-amerikan. Ai në të vërtetë e ka nisur karrierën ashtu, si një aktivist “anti-imperialist”, por moderimi i tij dhe shkuarja tek vendimet llogjike që nuk rrezikojnë Kosovën, nuk janë arsye për t’i kujtuar atij kohët e shkuara, por të ardhmen e Kosovës.

Ramush Haradinaj, që bën si i mërzitur pse Albin Kurti po shkon drejt heqjes së taksës, në fakt është duke dëshmuar se taksën e ka vendosur për të bllokuar planin amerikan për bisedime, dhe jo për të luftuar Serbinë, pasi Serbia do të dorëzohet kur të njohë Kosovën, dhe jo kur të mos shesë miell në Kosovë.

Ajo që ka bërë sot Albini, është ajo që ju kërkua Ramush Haradinajt nga presidenti i Francës dhe kancelerja gjermane Merkel gjatë takimit të pranverës së kaluar në Berlin, kërkesë që Haradinaj e refuzoi, duke akuzuar Edi Ramën se i ishte bashkuar presionit të Gjermanisë dhe Francës kundër tij.

Prandaj sot ai është mirë të heshtë, pasi më shumë se sa superior ndaj Albinit, në fakt tregon se taksa ka qenë axhendë e tij personale dhe jo e Kosovës.

Për pezullimin e taksës ka qenë dakord dhe LDK e Mustafës dhe PDK e Thaçit, dhe pavarësisht mënyrës se si ata shuan rezistencën e Kurtit, ata duhet të heqin dorë nga triumfalizmi dhe ta shikojnë këtë vendim si një shkuarje drejt një shumice luajale ndaj SHBA në Kosovë.

Ndaj nuk ka arsye që tani të bëhet debat pse ndryshoi Albini dhe pse tradhtoi qëndrimet e veta. Debati i hidhur do të ishte po të mos ndryshonte dhe të tradhtonte të ardhmen e Kosovës.

Tags: albinFrancamero bazetradhti

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Pse do protestojë Meta në 2 mars? Presidenti zbardh skenarin

Pse do protestojë Meta në 2 mars? Presidenti zbardh skenarin

2 marsi/ Lela: Meta ta heqë mantelin e Presidentit dhe të dalë si politikan

2 marsi/ Lela: Meta ta heqë mantelin e Presidentit dhe të dalë si politikan

“Ndalohet dhënia e dorës në institucion”/ Del shkresa, frikë nga koronavirusi

“Ndalohet dhënia e dorës në institucion”/ Del shkresa, frikë nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com