Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ose “agjent” i NATO-s, ose i Serbisë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ose “agjent” i NATO-s, ose i Serbisë

Nga: Mero Baze

Hashim Thaçi, kundërshtari politik i Albin Kurtit dhe president i vendit, është para dy akuzave hipotetike nga Albin Kurti. Njëra akuzë është se nën ndikimin e SHBA, Hashim Thaçi ka nisur vitin e kaluar, bisedimet me Serbinë, dhe axhenda e bisedimeve ka lënë të hapur dhe shkëmbime territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Akuza e dytë, kjo e sotmja, është që Hashim Thaçi paska nënshkruar marrëveshje sekrete me NATO-n, duke i dhënë garanci si kryeministër i Kosovës, shefit të NATO-s, pa i kaluar ato në Parlament.

Të dyja akuzat, në fakt kanë në thelb raportet individuale të Hashim Thaçit me politikën amerikane. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka “zbuluar” një letërkëmbim të ish- kryeministrit Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Rassmusen, si dhe opinionin ligjor të Zyrës së kryeministrit mbi këtë shkëmbim letrash, dhe ka kërkuar që kjo t’u bëhet e njohur deputetëve të Kuvendit, duke sugjeruar se kjo ka qenë në shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Deklaratat e Kurtit janë bërë ndërkohë që ai ka shprehur vullnetin politik për të shkarkuar nga detyra presidentin Hashim Thaçi, disa orë para se ai të pritej në Uashington nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeu.

Zbulimi i kryeministrit Kurti, për “marrëveshjen sekrete” mes Thaçit dhe NATO-s, për sigurinë në Kosovë, kanë pasuar dy javë plot tension mes tij dhe të dërguarit special të presdentit Trump, ambasadorit Grenell, që tani është dhe njeriu më i rëndësishëm i SHBA për koordinimin e shërbimeve të sigurisë dhe atyre inteligjente.

Albin Kurti është para kërkesës së qartë për heqjen e taksës, që t’i hapë rrugë bisedimeve me Serbinë, një premtim elektoral i Kurtit, ndërkohë që ai po përdor si pretendim një tezë të paqartë, që lidhet më atë që ai e quan reciprocitet me Serbinë.

E gjithë kjo panoramë nervoze e raporteve mes tij dhe SHBA dhe mbi të gjitha, përpjekja për “t’i treguar vendin” SHBA, NATO, apo KFOR në Kosovë, gjoja në emër të sovranitetit, janë një ilustrim i paqartësisë së tij se çfarë duhet të bëjë me populizmin që përdori si trampolinë drejt pushtetit.

Marrëveshjet e Thaçit me NATO-n, që kanë pasur qëllim sigurinë e territorit të Kosovës, para se Forcat e Sigurisë së Kosovës të ktheheshin në ushtri, janë bërë në pozitat e kryeministrit të Kosovës dhe sot nuk kanë ndonjë rëndësi, pasi situata ka evoluar.

Por pa NATO-n, as Ushtria e re e Kosovës nuk e siguron dot Kosovën, ndaj së paku NATO nuk duhet fyer në këtë histori. Po ashtu, tema e dialogut Serbi- Kosovë është vendimtare për të ardhmen europiane të  Kosovës dhe rolin e SHBA aty. Shmangia e kësaj teme, është shmangie e përgjegjësive për të udhëhequr Kosovën.

Hashim Thaçi natyrisht ka bërë gabim që e ka personalizuar këtë betejë dhe duhet të bënte pjesë të saj gjithë spektrin politik të Kosovës, por qëndrimet populiste të kundërshtarëve të tij, e kanë pamundësuar këtë gjë.

Tani Hashim Thaçi nuk mund të akuzohet, edhe si i shitur tek serbët me ndërmjetësinë e amerikanëve, edhe si i shitur tek NATO, që donte të mbronte Kosovën nga serbët përmes amerikanëve.

Albini mund të zgjedhë një nga të dy akuzat, edhe pse në mendjen e tij ai është duke akuzuar Hashim Thaçin si shërbëtor të amerikanëve, çka është dhe e vërtetë.

Vetëm se Albini në këtë histori, një herë amerikanët i bën aleatë me serbët, një herë aleatë me Kosovën. Tani ta ndajë mendjen me kë do bëhet vetë, se SHBA dhe NATO janë me Kosovën dhe emrat e kryeministrave i harrojnë shpejt.

 

Tags: Albin Kurtihashim thaciNATO

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Tirana-Partizani/ “Ultras Guerrils” kërcënojnë me bojkot

Tirana-Partizani/ “Ultras Guerrils” kërcënojnë me bojkot

“Demokracia është duke dhënë shpirt”, Noka në krahë të Metës

“Demokracia është duke dhënë shpirt”, Noka në krahë të Metës

Edhe nesër reshje shiu dhe dëbore, ja si parashikohen temperaturat

Edhe nesër reshje shiu dhe dëbore, ja si parashikohen temperaturat

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com