E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

“Demokracia është duke dhënë shpirt”, Noka në krahë të Metës

Prej ditësh, presidenti Ilir Meta po mban në tension shqiptarët me thirrjet e tij për “grusht shteti” dhe paralajmërimet për shpërndarjen e Parlamentit.

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, ka njoftuar se do i bashkohet thirrjes së Metës për protestën kundër qeverisë, të cilën ai e akuzon se po bën “grusht shteti”.

Noka fton qytetarët që të bëhen bashkë në tubimin e 2 marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa thekson se kjo nuk është vetëm një betejë e presidentit por çdo shqiptari.

Sipas tij, Kushtetuta po kthehet në një letër pa vlerë, që griset e përdhoset sa herë i intereson pushtetit. Për të, balanca e pushteteve nuk ekziston.

Statusi

Dt 2 Mars po afron. Kjo date ka kohe qe po diskutohet nder politikane, nder analiste, ne media dhe nder qytetare per shkak te thirrjes qe ju ka bere Presidenti i Republikes qytetareve per tju bashkangjutur ne betejen e tij ne mbrojtje te shtetit nga grushti i shtetit dhe ne mbrojtje te Kushtetutes nga perdhosja qe po i ben Rama e Rilindja ..Dhe kjo ne fakt nuk eshte beteja vetem e Presidentit por e cdo shqiptari qe e don vendin e tij dhe demokracine ne vendin e tij pertej bindjeve e historive partiake.
Kushtetuta eshte guri i themelit te nje shteti ne demokraci. Kushtetuta eshte shtylla ku mbeshtetet shteti i se drejtes.Kushtetuta mbron shtetin nga pushteti .Kushtetuta ruan balancen mes pushteteve ..Aty ku shkelet, neperkembet kushtetuta demokracia jo thjeshte eshte ne rrezik por eshte duke dhene shpirt. Ne Shqiperi per pushtetin kushtetuta po kthehet ne nji leter bakalli pa vlere qe griset e perdhoset sa here i intereson pushtetit. Balanca e pushteteve nuk egziston me ne kete vend qe quhet Shqiperi.Te gjitha pushtetet po bien ose kan rene se keshtjella rere para pushtetit te partise-shtet si pasoje e perdhosjes se kushtetutes nga pushteti.Ne sot po shkojme drejt nje autokracie absolute ku po perqendrohen te gjitha pushtetet vetem ne dore te nje njeriu..Ky eshte rrezik asgjesimi per nje demokraci. Askush mos te pres te shoh grushte shteti me tanke e me lufte sot ne vitin 2020 ne mes te Europes qe te bindet se ketu po zhviloohet nji grusht shteti..Grushti i shtetit fillon kur pushteti tenton te asgjesoj shtetin dhe kjo ne vendin tone eshte evidente.Presidenti i Republikes ka ngritur alarmin se ne Shqiperi po realizohet ne menyre mafioze dhe te kamufluar nji grusht shteti
Ndaj thirrja e Presidentit te Republikes per te mbrojtur Kushtetuten dhe shtetin nga pushteti eshte alarm qe duhet te ngrej ne kembe cdo qytetar te lire te Republikes..
Me dt 2 Mars ti pergjithemi thirrjes Presidentit dhe te jemi ne Bulevardin Deshmoret e Kombit
Me dt 2 Mars te gjithe ne kembe per te mbrojtur kushtetuten
Me dt 2 Mars te gjithe ne kembe per te mbrojtur demokracine
Me dt 2 Mars te gjithe aty per te mbrojtur Demokracine
Me dt 2 Mars te gjithe per te mbrojtur shtetin nga pushteti.

Lexo edhe :   Greqi/ Protesta, policia me gaz kundër kundërshtarëve të vaksinimit
Lexo edhe :   Greqi/ Protesta, policia me gaz kundër kundërshtarëve të vaksinimit

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...