Ditën e djeshme u raportua në mediat greke, se një grua 38-vjeçare ishte konfirmuar si e prekur nga koronavirusi vdekjeprurës.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara thuhet se edhe fëmija i 38-vjeçares ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet me dije se shkolla ku shkonte fëmija po dezinfektohet, ndërsa për pak orë priten të dalin edhe përgjigjet e analizave për personat që kanë pasur kontakt me gruan e infektuar.
Analizave i është nënshtruar edhe kryebashkiaku i Selanikut dhe pjesëtarë të këshillit bashkiak. Kjo pasi e infektuara ka marrë pjesë në një mbledhje të këtij këshilli, pak orë para se te shfaqte simptomat. Ndërtesa e Bashkisë së Selanikut ka qenë e mbyllur gjatë ditës së sotme, pasi pritet të dezinfektohet.