Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A na e siguron jetën shteti shqiptar

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A na e siguron jetën shteti shqiptar

Nga: Ervis Iljazaj

Koronavirusi, virusi që po shqetëson gjithë botën tashmë ndodhet shumë afër Shqipërisë. Për fat të mirë deri më tani, sipas informacioneve zyrtare nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus. Por, kjo nuk do të thotë që të jemi të qetë dhe mos të marrim masat e duhura. Italia ndodhet shumë pranë, komunikimet midis dy shteteve dhe qarkullimi i njerëzve është shumë i shpeshtë. Në këtë kuptim, fatkeqësisht mundësia që virusi të mbërrijë në Shqipëri është shumë e madhe.

Në këto raste duket edhe garancia, apo qetësia që një shtet i caktuar i jep qytetarëve të tij. Sepse detyra kryesore e tij është të sigurojë jetën e njërzve nga të gjitha fatekqësitë e mundshme natyrore apo njërzore qofshin ato.

Megjithëse strukturat e shtetit shqiptar sigurojnë se ato kanë marrë të gjitha masat në një rast të mundshëm të mbërritjes së virusit në Shqipëri, a duhet të ndihemi të qetë se shteti shqiptar ka të gjitha mundësitë për të përballuar një fenomen të tillë?

Le të shpresojmë dhe të urojmë që po, por duke parë historinë e shtetit shqiptar dhe sjelljen e tij në raste të fatkeqësive, është më mirë që ti lutemi zotit se sa të besojmë te garancia që po na jep shteti shqiptar në këto ditë alarmante edhe për ne. Kur një shtet si Italia po has vështirësi të mëdha në izolimin e këtij virusi, imagjino se çfarë mund të presim nga shteti i brishtë shqiptar. Prandaj, garancia që na japin këto ditë, është një garanci më shumë psikologjike se sa reale.

Tërmeti i 26 nëntorit tregoi një të vërtetë shqetësuese për shoqërinë shqiptare, se ajo është shumë e ekspozuar ndaj rreziqeve të natyrës dhe sigurisë së jetëve të njërzve në përgjithësi. Shteti, i cili duhet ti sigurojë jetën qytetarëve si arsyeja kryesore e ekzistencës së tij, u gjend totalisht i papërgatitur. Jo vetëm në momentin e emergjencës, ku ndërhyrjet dhe operacionet e shpëtim kërkimit nga strukturat e shtetit shqiptar ishin pothuajse në mënyrë primitive, ku falenderimi i vetëm  i shkon gatishmërisë së punojsve të atyre strukturave që nuk u kursyen në asnjë çast duke rrezikuar në ndonjë rast dhe jetën e tyre,  por sidomos përpara fatkeqësisë, shteti shqiptar nuk e justifikoi ekzistencën e tij, atë të mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Nuk ka asnjë shqiptar që nuk e di se ndërtimet në Shqipëri, sidomos në ato zona që u prekën nga tërmeti, zona e kënetës dhe plazhit të Durrësit janë bërë pa asnjë kriter, madje janë zona ku nuk mund të ndërtohej në asnjë mënyrë. Ndërtimet në këto zona janë bërë me lejen e plotë të shtetit shqiptar, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të tij, ashtu sikurse fatkeqësisht ndodhi.

Sigurisht, që fatkeqësive dhe forcës së natyrës nuk ka shtet në botë që ti bëjë ballë plotësisht, por një shtet serioz dhe që ka si synim kryesor mbrojtjen e jetës së qytetarëve të tij merr të gjitha masat për të evitur dhe reduktuar rreziqet nga fatkeqësitë natyrore.

Shtet -kombet janë një koncept shumë i vonshëm që justifikojnë ekzistencën e një shteti, ku elementë bazë të tij janë një etni e përbashkët, kulturë e përbashkët dhe një territor i përbashkët, të cilat shprehen nëpërmjet simboleve të përbashkëta si flamuri apo zakoneve te perbashketa. Në fakt, filozofikisht, antropologjikisht dhe historikisht ekzistenca dhe krijimi i shteteve ka të bëjë me mbrojtjen dhe sigurimin e jetës së njerëzve. Njerëzit dolën nga gjendja natyrore e tyre dhe kaluan në një shoqëri civile duke krijuar një mbistrukturë që quhet shtet, pikërisht për faktin se në atë gjendje nuk kishte siguri për jetën. Në këtë kuptim, i deleguan pushtetin e tyre shtetit për ti siguruar jetën, por edhe për të siguruar drejtësi. Këto janë dy arsyet kryesore se përse ngërzit kaluan nga gjendja natyrore në një shoqëri civile.

Prandaj gjykatat, policia, ushtria, shëndetësia, dhe çdo strukturë dhe mekanizëm që ka të bëjë me mbrojtjen e jetëve të njerëzve janë prioritet kryesore në çdo shtet. Prioritete të cilat në shtetin shqiptar nuk janë aspak të tilla. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajkoronavirusshendetesiaushtria

TË LIDHURA

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
Next Post
Itali/ Rritet numri i viktimave nga koronavirusi

Itali/ Rritet numri i viktimave nga koronavirusi

U largua RTV Ora, ja ku do ta shohim Kastro Zizon

U largua RTV Ora, ja ku do ta shohim Kastro Zizon

U tha se dha dorëheqjen/ Flet drejtori i Spitalit të Kavajës

U tha se dha dorëheqjen/ Flet drejtori i Spitalit të Kavajës

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com