Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vaksina e parë kundër koronavirusit në SHBA, testet e para në muajin Prill

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vaksina e parë kundër koronavirusit në SHBA, testet e para në muajin Prill

Situata vazhdon të mbetet shqetësuese në Itali. Ndërsa numri i të prekurve vijon të rritet dhe shtrihet në vend, duke arritur në 283 persona, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani mbetet 7. Raste të reja janë zbuluar edhe në Toskana e Siçili. Por epiqendrat e epidemisë mbeten kryesisht Lombardi, Veneto, Emilia Romagna, Piemonte dhe Lazio. Pozitiv ka rezultuar edhe një mjek që ndodhej me pushime në Tenerife.

Në Italinë e Veriut janë pezulluar eventet publike dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën për një javë. Nga masat e aktivizuara nga autoritetet italiane janë përfshirë mbi 50 mijë njerëz dhe 11 bashki.

Në një deklaratë Kryeministri i Italisë Giuzzepe Conte u shpreh se shpërthimi i virusit në vend erdhi sepse një spital nuk ka ndjekur protokollet e parashikuara duke sjellë epideminë.

“Nuk marrim asgjë lehtë, në të kundërt nuk do të merrnim masa ekstreme. Nuk mund të parashikojmë se si do të vijojë përhapja e virusit: kishte një epiqendër e më pas u përhap dhe për shkak të menaxhimit të një spitali jo sipas protokollit për këto raste.”

Shpërthimi i menjëhershëm i koronavirusit të Itali ka bërë që të gjitha vendet e Bashkimit Evropian të marrin masa e të ngrenë grupe pune. Edhe në Shqipëri janë dyfishuar kontrollet në pikat hyrëse dhe dalëse.

Një vaksinë kundër Koronavirusit

Por ndërkohë e gjitha bota është ngritur në sistem alarmi, një lajm vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë shpejt mund të kemi një vaksinë kundër koronavirusit.

“Moderna” është e para kompani farmaceutike, e cila në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Amerikan për alergji dhe sëmundje infektive me bazë në Boston kanë deklaruar se janë shumë afër vaksinës, e cila duhet të testohet te njerëzit deri në muajin prill 2020.

Juan Andres, shefi i operacioneve teknike dhe shefi i cilësisë në Moderna, tha se ishte një “përpjekje e jashtëzakonshme” duke iu përgjigjur urgjencës globale shëndetësore me një “shpejtësi rekord” prej 42 ditësh.

Testimi do të kryhet te rreth 20 ose 25 persona të shëndetëshëm, me rezultatet fillestare të disponueshme në korrik dhe gusht.

Moderna ka përdorur një molekulë të quajtur ‘messengerRNA’ që transferon informacionin gjenetik në qeliza, për të cilën kompania thotë se imiton një infeksion natyror për të stimuluar një reagim imunitar më të fuqishëm. /Financial Times

Tags: koronavirusitkunderprillSHBAvaksine

TË LIDHURA

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie
Bota

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.
Bota

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë
Bota

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë

20:54 | 11/04/2026
Next Post
Vietnam/ Shërohen të gjithë personat e infektuar nga koronavirusi

Vietnam/ Shërohen të gjithë personat e infektuar nga koronavirusi

Letra e mjekut italian: Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi

Letra e mjekut italian: Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi

Do merrni pjesë në protestën e shpallur nga Meta? Ja si votojnë qytetarët

Do merrni pjesë në protestën e shpallur nga Meta? Ja si votojnë qytetarët







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com