Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina, Koreja e Jugut njoftojnë raste të reja me koronavirus

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kina, Koreja e Jugut njoftojnë raste të reja me koronavirus

Kina dhe Koreja e Jugut kanë bërë të ditura raste të reja me koronavirus të martën, ndërsa tregjet e aksioneve në Japoni pësuan rënie për të dytën ditë rrjesht.

Tregjet globale po ashtu patën rënie të ndjeshme ndërsa Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Kongresit 2.5 miliardë dollarë për të luftuar përhapjen e virusit.

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë njoftuan për 71 raste të reja vdekjesh dhe 508 raste infeksionesh. Numri total i të vdekurve në vendin e origjinës ka arritur në më shumë se 2,663 ndërsa njoftohet për 77,500 të infektuar.

Koreja e Jugut është vendi i dytë i goditur më rëndë pas Kinës, ndërsa numri total i rasteve arriti në 1 mijë të martën me 10 të vdekur.

Autoritetet kanë shtyrë fillimin e vitit shkollor, kanë sterilizuar sallat e Asamblesë Kombëtare dhe i kanë kërkuar popullsisë që të qëndrojnë në shtëpi nëse kanë temperaturë apo simptoma të frymëmarrjes.

Koreja e Jugut gjithashtu ka shtyrë fillimin e kampionatit kombëtar të futbollit, ndërsa liga e basketbollit njoftoi të martën se ndeshjet do të vazhdojnë pa spektatorë.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-In e quajti situatën shumë të rëndë ndërsa qëndroi të martën në Daegu, ku janë vërejtur shumica e të prekurve me virus.

Zoti Moon premtoi mbështetje të plotë nga qeveria dhe tha se Koreja e Jugut do ta fitojë në luftën kundër virusit.

Irani njoftoi për 95 raste me të paktën 15 të vdekur.

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan përmes agjencisë shtetërore të lajmeve për pezullimin e të gjitha fluturimeve me Iranin, si reagim ndaj përhapjes së koronavirusit.

Të hënën u njoftuan rastet e para nga disa vende si Iraku, Afganistani, Kuvajti, Bahrain dhe Amani, vende të cilat kishin lidhje me Iranin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gutirres u bërri thirrje qeverive që të bëjnë gjithçka nevojitet.

“Të gjitha vendet, dhe ky është një problem që po prek vendet në botë, të gjitha vendet duhet të bëjnë gjithçka që të jenë të përgatitura.

Të gjitha vendet duhet të bëjnë gjithçka, duke respektuar natyrisht parimin e mosdiskriminimit, pa stigmatizim, duke respektuar të drejtat e njeriut, por duke bërë gjithçka të mundur për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”.

Presidenti Trump tha të martën se Kina po “punon shumë” dhe se mendon se Shtetet e Bashkuara janë “në një gjendje shumë të mirë” në këtë pikë.

“Jemi me fat deri tani, dhe mendoj se do të vazhdojmë të jemi të tillë”, u shpreh ai.

Të hënën, administrata e tij i kërkoi Kongresit fonde për të cilat tha se do të përdoreshin për zhvillimin e vaksinave dhe për të blerë pajisje për trajtimin dhe mbrojtjen.

Demokratët reaguan kundër planit, duke thënë se Shtëpia e Bardhë nuk po bën aq sa duhet ndërsa përpiqet të devijojë fondet nga përparësitë e tjera shëndetësore. /VOA

Tags: kinaKore e Jugutkoronavirusraste

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
Nesër merrni masat, priten reshje shiu

Nesër merrni masat, priten reshje shiu

Ja cilat janë 10 vendet më të shëndetshme në botë

Ja cilat janë 10 vendet më të shëndetshme në botë

Vaksina e parë kundër koronavirusit në SHBA, testet e para në muajin Prill

Vaksina e parë kundër koronavirusit në SHBA, testet e para në muajin Prill







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com