Sot pasdite (e martë, dt.25) nuk priten reshje, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.26) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës. Ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Vlorë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera, reshjet do të jenë të dobëta.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 17 °C
në vendet e ulëta: 7 / 19 °C
në vendet malore: 4 / 14 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare ndërsa nesër (e mërkurë, dt.26) era pritet të fryjë e mesatare deri e fortë.