Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ndryshe nga çfarë na thanë, Europa na do

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ndryshe nga çfarë na thanë, Europa na do

Nga: Ervis Iljazaj

Dje në Koferencën e Donatorëve  të organizuar nga Bashkimi Europian erdhi një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në mbështetje për fatkeqësinë natyrore të tërmetit të 26 nëntorit u arrit të mblidhej një shifër që ndoshta nuk ishte menduar dhe nga optimisti më madh, rreth një miliard e njëqind e pesëmbëdhjetë milion euro. Kjo shifër padyshim është një mundësi e artë për të shëruar plagët shoqërore që la pas tërmeti në Shqipëri, por edhe si një ristart ekonomik, duke qene se është një shifër shumë e rëndësishme që do të vihet në qarkullim në ekonominë tonë, e cila lëngon tashmë prej disa vitesh.

Por më shumë se sa kaq, konferenca e djeshme në Bruksel tregoi një gjë shumë të rëndësishme. Europa dhe Perëndimi në përgjithësi e duan Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe solidariteti  për tërmetin e vërtetoi edhe njëherë në mënyrë më të mirë të mundshme.

Në këtë kuptim, shqiptarët nuk duhet të kenë më asnjë dyshim nëse na do Europa apo jo. Kjo tashmë është një gjë e vërtetuar edhe nga konferenca e djeshme. Ndihma e pakursyer që dhanë vendet evropiane për fatkeqësinë e shqiptarëve është një shenjë e një marrëdhënie të hershme midis popullit shqiptar dhe atij evropian.

Mirëpo, kohët e fundit kjo dashuri  ishte vënë në dyshim nga shqiptarët, pikërisht për faktin se Europa, për faj të politikës dhe jo të tyre, ka bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë. Madje, vitet e fundit sa herë që Shqipëria ka dështuar për çeljen e negociatave, kryeminsitri i Shqipërisë nuk ka nguruar tu thotë  shqiptarëve se është Evropa ajo që nuk na do, prandaj edhe nuk na hap negociatat. Aq shumë e ka përsëritur këtë refren, sidomos herën e fundit që dështuam me negociatat, sa që rrezikshëm ishte duke krijuar një frymë anti evropiane vetëm e vetëm për të justifikuar dështimet politike të qeverisë së tij.

Ajo që nuk na “deshte” më shumë, Franca, ishte pikërisht shteti që dhuroi më shumë për fatkeqësinë e shqiptarëve.

E vërteta është se Evropa ka dy ‘’standarte’’ dhe dy mënyra sjellje me Shqipërinë. Kur bëhet fjalë për qeverinë ajo e kritikon, nuk i hap negociatat, i vendos kushte gjithmonë e më të shumta. Ndërsa kur bëhet fjalë për fatkeqësitë natyrore, ajo u gjendet shqiptarëve në ndihmë në mënyrë ekzemplare, duke treguar kështu që populli shqiptar është i mirëpritur në gjirin e saj. Pra, problemi këtu nuk është se nuk na do Europa, problemi është se ajo nuk do qeveritë shqiptare, të cilat janë akuzuar prej saj gajtë gjithë këtyre viteve se janë të korruptuara dhe qeverisin në mënyrë totalisht të papërgjegjshme.

Europa sigurisht mund të ketë shumë mëkate edhe në raport me Shqipërinë, por nëse gajtë këtyre viteve nuk do të ishte prezente në Shqipëri, dhe nuk do të asistonte Shqipërinë në shumë procese, ne do të ishim në një situatë edhe më të keqe seç jemi sot.

Prandaj, raporti i Europës me shqiptarët nuk tregohet me hapjen e negociatave ose jo, ashtu sikurse shpesh herë kryeministri na ka bërë të besojmë. Ai është thjesht një raport midis saj dhe punë së qeverisë, dhe nuk tregon aspak dashurinë ose jo për shqiptarët. Raporti i Europës me shqiptarët është një raport gjeopolitik, historik dhe kulturor që nuk mund të zhbëhet nga asnjë qeveri e momentit, sa herë që ajo kërkon ta vërë në dyshim këtë raport për interesa meskinë politikë.

Solidariteti i djeshëm nuk është gjë tjetër veçse shenja më e qartë se përpjekjet për t’i patur shqiptarët pjesë të saj kanë qenë dhe janë përpjekje të vërteta dhe të sinqerta, të cilat ajo nuk i ka vënë asnjëherë në dyshim. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajevropashqiptarettermeti

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Harrojini ditët me diell, kjo javë sjell ndryshime të motit

Harrojini ditët me diell, kjo javë sjell ndryshime të motit

Pse SHBA-ja po e eklipson BE-në në Ballkan

Pse SHBA-ja po e eklipson BE-në në Ballkan

Greqi/ Shqiptarët përleshen me thika me pakistanezët, plagoset njëri prej tyre

Greqi/ Shqiptarët përleshen me thika me pakistanezët, plagoset njëri prej tyre







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Rama: Prokurorët janë në garë për mandatin e ardhshëm për qeveri
Aktualitet

Rama: Prokurorët janë në garë për mandatin e ardhshëm për qeveri

by mirseda
11:30 | 26/02/2026
0

'E ka thënë populli se kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’i ka veshur...

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026
Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri

Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri

10:55 | 26/02/2026
AAPSK mbështeti me mbi 160 milionë lekë institucionet në 2025, fonde të tjera për SPAK edhe në 2026

AAPSK mbështeti me mbi 160 milionë lekë institucionet në 2025, fonde të tjera për SPAK edhe në 2026

10:36 | 26/02/2026
Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një  personi brenda banesës së tij

Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një personi brenda banesës së tij

10:20 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com