Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Konferenca e donatorëve, 1.15 mld euro për Shqipërinë

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Konferenca e donatorëve, 1.15 mld euro për Shqipërinë

Një shumë prej 1.15 miliard euro në formë financimesh direkte, investimesh për ndërtime banesash apo rikonstruksione të infrastrukturës, granteve, huave apo mbështetjes për programe zhvillimi u grumbullua sot në mbrëmje në përfundim të Konferencës ndërkombëtare të donatorëve, e zhvilluar në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të shkuar. Shuma e grumbulluar shkon përtej dëmeve të përllogaritura në 1.08 miliard euro.

Për Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi, i cili drejtoi sesionin ku secili vend pjesëmarrës në konferencë ofroi kontributin e tij “ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të ditur se sa shumë e kemi për zemër”, tha Harvelyi.

Kryeministri Edi Rama, në reagimin e parë menjëherë pas publikimit të shifrës tha se “kjo është përtej imagjinatës më të shfrenuar”.

Konferenca e donatorëve e organizuar nga komisioni europian, nisi pasdite me një paraqitje të situatës.

Në hapje të saj, kryeministri Edi Rama, nisi ndërhyrjen e tij duke shqiptuar në disa gjuhë të huaja fjalët “Faleminderit” dhe “Të lutem”, të cilat më pas do t’i përdorte disa herë në gjuhën shqipe.

Ai theksoi se ndjehej “thellësisht i prekur” nga prania e një numri të madh vendesh dhe institucionesh ndërkombëtare.

Kryeministri shqiptar falenderoi Bashkimin Europian për ndihmën e menjëhershme që ofroi në orët pas tërmetit e po ashtu dhe shumë vende të tjera: “Nuk ka kufi për mirënjohjen që ndjej. Vetëm fakti që jeni këtu me mbush zemrën dhe është emocionuese për mua dhe të gjithë shqiptarët”.

Sipas raporti të vlerësimit të dëmeve, përveç 51 viktimave dhe 900 të plagosurve, tërmeti i nëntorit “zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz.

Në total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202 291 persona në 11 njësi të qeverisjes vendore”.

MBi 62 mijë janë ndërtesa e dëmtuara. Raporti i vlerësimit arriti në përfundimin se “për të përballuar efektet e dëmit dhe të ardhurave të humbura si rezultat i tërmetit, do të duheshin gati 1.08 miliardë Euro në të gjithë sektorët për rimëkëmbje. Sektorët që reflektojnë nevojat më të mëdha janë strehimi, që përfaqëson pothuajse 76 për qind të të gjitha nevojave, pasuar nga arsimi dhe infrastruktura”.

Vetëm për të përballuar dëmet e krijuara për strehim përllogaritet se do të duhen afro 696 milion euro. I gjithë dëmi është i barabartë me 6.4 për qind të Prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë.

“Për ne është një shumë e madhe. Nuk mund ta përballojmë këtë të vetëm. Na mungojnë paratë e më shumë se kaq, nuk kemi dhe aq shumë kohë. Ndaj jam këtu me një thirrje dhe një kërkesë të dretpërdejtë. Ju lutem na ndihmoni me grante dhe hua të përballueshme për të cilat kemi nevojë për të ndërtuar shtëpitë, komunitetet dhe besimin e shkatërruar. Ju lutemi përgjigjuni vuajtjes sonë me bujarinë që duhet. Ne do të bëjmë gjithë çka mundemi, e madje edhe më shumë. Ju lutemi, ju të bëni vetëm aq sa mundeni. Të na ndihmoni! Ju lutem!”, u shpreh kryeministri Rama.

Edhe presidentja e Komisionit europian Ursula Von Der Leyen, tha se “është e qartë se Shqipëria e vetme nuk e përballon dot këtë barrë. Sot i premtojmë popullit shqiptar se do jemi aty për një kohë të gjatë dhe solidariteti ynë do të vijojë të jetë po aq i fortë sa ishte në orët e para pas tërmetit”.

Ajo deklaroi me tej se “sot jemi në anën e Shqipërisë në një moment nevoje. Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit, si një vend më i fortë e më i sigurt në zemër të familjes sonë europiane”.

Vetëm Komisioni europian, sipas asaj që deklaroi zonja Von Der Leyen do të angazhojë i vetëm “100 mln euro nga buxheti i Bashkimit europian, përtej 15 milion eurove të njoftuara në Dhjetor, dhe nuk përfshin kontributin e shteteve tona anëtare”.

Në total, kontributi i Komisionit dhe vendeve anëtare shkon në afro 400 milion euro, bëri të ditur në përfundim të Konferencës, presidentja e Komisionit europian e cila u shfaq së bashku me kryeministrin shqiptar. Ky i fundit përsëriti se “është nga ato momente që dikush beson e mendon se diçka magjike ka ndodhur”. /Voa

Tags: donatoreeuroshifërshqiperi

TË LIDHURA

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar
Aktualitet

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

17:42 | 12/07/2025
Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare
Aktualitet

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

15:47 | 12/07/2025
Next Post
12 vite pavarësi, Dua Lipa uron në shqip Kosovën

12 vite pavarësi, Dua Lipa uron në shqip Kosovën

EMRI/ 47-vjeçari kapet me lëndë narkotike në Angli, ja çfarë tha në gjykatë

EMRI/ 47-vjeçari kapet me lëndë narkotike në Angli, ja çfarë tha në gjykatë

“Të administrohet me transparencë”, Kryemadhi reagon për donacionet 1.15 mld €

“Të administrohet me transparencë”, Kryemadhi reagon për donacionet 1.15 mld €

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar
Aktualitet

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

by mirseda
17:42 | 12/07/2025
0

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me...

Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

17:39 | 12/07/2025
“Pikët të zerohen”/ Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë

“Pikët të zerohen”/ Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë

17:37 | 12/07/2025
Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

16:41 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com