Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ngjela del me paralajmërimin e fortë për Kosovën dhe Shqipërinë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngjela del me paralajmërimin e fortë për Kosovën dhe Shqipërinë

Avokat Spartak Ngjela, ka analizuar situatën që është krijuar mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij ka vetëm dy rrugë, nëse Kosova nuk i heq taksën Serbisë. E para, kjo mund të zgjedhë ta pushtojë ushtarakisht, ose e dyta mund të zgjedh të njohë Kosovën si shtet.

Sipas Ngjelës, kjo e para nuk i leverdis, pasi vetë Serbia e di që nuk është në gjendje t’i shpallë luftë NATO-s, kështu që domosdoshmërisht do ta njohë Kosovën.

Ai shkruan më tej në Facebook se humbja e serbëve do të jetë e madhe, sepse nuk janë vetëm mallrat serbe që nuk kanë treg shitjeje. Po kështu, zgjatja në kohë do t’u sjellë humbje të madhe fabrikave dhe prodhuesve të tregut serb. Serbia do ta ndjejë shumë këtë edhe në rritjen e papunësisë.

Statusi

Nëse taksa prej 100% për të gjitha mallrat serbe që hyjnë në Kosovë s’do të hiqet, Serbia ka vetëm këtë zgjidhje: ose të pushtojë ushtarakisht sërish Kosovën, ose ta njohë atë.
A ka mundësi e para?
Jo. Sepse, a është në gjendje Serbia t’i shpallë luftë NATO-s? Madje, edhe armatës së Kosovës që po ngrihet.
Kjo është pamundësi absolute.
Po e dyta?
Kjo e dyta, njohja e Kosovës, është mundësia, sepse taksa Haradinaj e dëmton dhe po e çon drejt degradimit serioz ekonomik Serbinë.
Pse?

l.
Serbia shkon drejt një humbjeje degraduese ekonomike, nëse taksa Haradinaj zgjat dhe dy apo tre vjet të tjerë. Humbja e serbeve do të jetë e madhe, sepse nuk janë vetëm mallrat serbe që nuk po kanë treg shitjeje, por, zgjatja në kohë do t’u sjellë humbje të madhe fabrikave dhe prodhuesëve të tregut serb. Serbia do ta ndiejë shumë këtë edhe në rritjen e papunësisë.

Humbja serbe e deklaruar është rreth psëqind milionë euro në vit, por ky është vetëm fakti, po, sa është refleksi i këtij fakti në qarkullimin e monedhës vendase në Serbi? Kush do ta paguajë humbjen e prodhuesëve vendas? Pastaj, duhet të kuptohemi: 500 milionë euro në vit nuk janë dinarë, por valutë e fortë, sepse janë eksporte. Pyetja që ngrihet këtu është kjo: si po ndihen importet e Serbisë nga vendet e zhvilluara perëndimore pas një humbjeje kaq të madhe në valutë të fortë? Po investimi i teknologjisë; po paratë për të blerë pajisje ushtarake? Në fakt, ka shumë aspekte, prandaj, taksa është arma më e Forte e shqiptarëve sot kundrejt armikut të tyre shekullor, Serbisë.

Por nuk duhet të harrojmë edhe një gjë: Kosova është në eurozonë, dhe ky ka qenë interes shumë i madhë fitimprurës për Serbinë.

ll.
Po vendet perëndimore pse po e kërkojnë heqjen e taksës, në një kohë kur ajo taksë e çon drejt falimentimit Serbinë?
Sepse kuptohet që politikisht nuk e pranojnë dot falimentimin apo degradimin ekonomik të Serbisë. Ka investime të mëdha perëndimore në Serbi, dhe kuptohet që, shumica janë kredi të dhëna nga bankat dhe investime të kapitalit perëndimor.

Të gjitha këto rrezikohen nga degradimi ekonomik progresiv në rritje i Serbisë si shtet. Ka edhe diçka: nga duhet të shkojë Serbia, nga BE apo drejt Rusisë? Edhe kjo pyetje ngrihet politikisht në Perëndim, bashkë me degradimin ekonomik të Serbisë
Atëherë?

lll.
Janë dy interesa në përplasje te taksa Haradinaj: interesi i Perëndimit që Serbia të mos dëmtohet deri në një degradim ekonomik që do të kërkojë rimëkëmbje; dhe interesi i shqiptarëve që Serbia të zgjedhë: ose njohje të Kosovës ose degradim ekonomik.

Kjo është loja politike. Të gjitha palët në këtë lojë politike janë të prekura, vetëm Kosova dhe shqiptarët janë në fitim.
Po politika shqiptare e Shqipërisë? Ku është në gjendje ta kuptojë politika shqiptare në Tiranë këtë, ajo ka një shekull që nuk luan për interesin shqiptar.

Por, koha ka ndryshuar.
Politika e Kosovës po i ndihmon thekshëm çështjes shqiptare dhe shqiptarizmit.
Ka njëzet vjet tashmë që koha historike është me Shqiptarët. Por ne shqiptarët duhet ta shfrytëzojmë deri në fund këtë shans që na erdhi pas 140 vjetësh.

Tags: kosovaNgjelashqiperia

TË LIDHURA

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu
Aktualitet

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim
Aktualitet

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit
Aktualitet

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

21:00 | 04/02/2026
Next Post
“Ky do të jetë misioni ynë i madh”, Basha del me deklaratën e fortë

“Ky do të jetë misioni ynë i madh”, Basha del me deklaratën e fortë

SHBA/ Avioni futet në karantinë, 14 persona të infektuar nga koronavirusi

SHBA/ Avioni futet në karantinë, 14 persona të infektuar nga koronavirusi

Aksidentohet fugoni i burgjeve, plagoset polici shoqërues i tre të burgosurve

Aksidentohet fugoni i burgjeve, plagoset polici shoqërues i tre të burgosurve







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com