Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Borrell: Ja kur rifillon dialogu Kosovë-Serbi

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Borrell: Ja kur rifillon dialogu Kosovë-Serbi

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell jep sinjale se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nisë shpejt.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Borrell thotë se tani Kosova ka qeveri të re dhe se pret që dialogu të nisë.

“Qeveria e Kosovës është formuar një javë më parë. Kosovarët nuk kanë pasur qeveri dhe nuk kanë mundur që të nisin bisedimet, por tani kanë qeveri”, thotë Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane thotë se ai me gjasë nuk do të ndërmjetësojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se BE-ja do të duhej të emëronte një të dërguar të posaçëm.

I pyetur se a do të jetë ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak në këtë pozitë, Borrell thotë se këtë detyrë duhet ta marrë dikush që ka njohuri për rajonin.

“Nuk ka rëndësi se kush do të jetë, por mendoj se na duhet dikush që e njeh rajonin, që është një diplomat me eksperiencë dhe që ka vullnet të angazhohet sepse e dini se kjo punë kërkon punë 25 orë në ditë, çdo ditë. Nuk mund të punoni për një javë dhe të shkoni të bëni diçka tjetër”, shprehet Borrell.

Shtëpia e Bardhë ka emëruar ambasadorin Richard Grenell si të dërguar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Borrell, duhet pyetur SHBA-ja se pse është përfshirë në këtë proces, pasi sipas tij, BE-ja ndihmon shumë Kosovën me burime financiare.

Shefi i diplomacisë së BE-së thotë se unioni do të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë në procesin e bisedimeve, por ai thotë se u mbetet palëve që të punojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje.

“Dialogu duhet të jetë ndërmjet tyre. Ne nuk do ta diktojmë, ata duhet të dialogojnë mes tyre, në mënyrë që të arrijnë marrëveshje ndërmjet tyre. Ne mund t’u ndihmojmë, ne mund t’i shoqërojmë, mund të krijomë stimuj, por nuk mund të marrim rolin as të serbëve e as të Kosovës. Është diçka që duhet të bëhet nga ta”, thotë Borrell.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Bisedimet u ndërprenë në fundin e vitit 2018, pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia.

BE-ja po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar që Kosova të heqë taksën në mënyrë që të nisë dialogu.

Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti ka thënë se taksa 100 për qind do të hiqet dhe do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

Së fundmi, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kërkuar nga Kosova që të heqë taksën, por pa vendosur reciprocitet dhe në anën tjetër, ka kërkuar nga Serbia që të ndalë fushatën për ç’njohjet e pavarësisë së Kosovës. /Rel

Tags: borrelldialogkosoveserbi

TË LIDHURA

Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

19:11 | 05/03/2026
Partia “Mundësia” protestë për pronën, i bashkohen banorët
Aktualitet

Partia “Mundësia” protestë për pronën, i bashkohen banorët

18:43 | 05/03/2026
Aksident në aksin Morinë-Kukës, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, policia në vendngjarje
Aktualitet

Aksident në aksin Morinë-Kukës, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, policia në vendngjarje

17:53 | 05/03/2026
Next Post
Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës një vit më pas

Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës një vit më pas

Muaj të tërë pa marrë pagat, Kryemadhi takon grevistët në Mallakastër

Muaj të tërë pa marrë pagat, Kryemadhi takon grevistët në Mallakastër

“Shkodra u trondit këtë të diel”, zbardhet kërkesa urgjente e Voltana Ademit

"Shkodra u trondit këtë të diel", zbardhet kërkesa urgjente e Voltana Ademit







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet
Politikë

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

by mirseda
21:32 | 05/03/2026
0

Partia Socialiste kërkoi që të ndërpriten diskutimet dhe më pas kaluan në votimin e projektligjeve. Projektligji “Për...

President nga populli, Komisioni i Legjislacionit miraton nismën e Vjosa Osmanit

President nga populli, Komisioni i Legjislacionit miraton nismën e Vjosa Osmanit

20:54 | 05/03/2026
Bombarduesit iranianë rrëzohen pak para sulmit ndaj bazës amerikane në Katar

Bombarduesit iranianë rrëzohen pak para sulmit ndaj bazës amerikane në Katar

20:47 | 05/03/2026
Macron: Do dërgojmë automjete të blinduara në Liban për të shmangur luftën

Macron: Do dërgojmë automjete të blinduara në Liban për të shmangur luftën

20:30 | 05/03/2026
Kosovë/ Kalojnë në Komision amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Kosovë/ Kalojnë në Komision amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

20:11 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com