E diel, 22 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës një vit më pas

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka...

Asnjë shenjë përmirësimi nga virusi/ 13 viktima, nami me të infektuarit

Vijon me ritme të larta numri i të prekurve, e po kështu edhe pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Në 24 orët...

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit. Ai rrëfen se...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Gjatë mesditës së sotme, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen brenda partisë, për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Monika...

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për shkak të së ashtëquajturës “bombë e ujit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Për...

Prej ditësh në Infektiv, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur

Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv...

Nga: Alfred Peza

Në 16 shkurtin e një viti më parë, partitë e “Opozitës së Bashkuar” kishin organizuar në Tiranë, protestën e radhës të cilën e kishin quajtur “kombëtare”. Ishte një ndër ato protesta për të cilat si rrallëherë, vetë liderët e PD, LSI e aleatët e tjerë por mbi të gjitha propaganda e tyre, u kujdes që ta cilësonte si; “më e madhja e 30 viteve të fundit”, “më masivja e dekadave të fundit”, “më…”, “më…”, “më…”.

Vetëm të nesërmen u kuptua publikisht, se prapa kësaj strategjie për të krijuar një realitet virtual të ndryshëm nga ai në terren, fshihej diçka krejt tjetër. Lulzim Basha doli në konferencën për shtyp dhe deklaroi publikisht, atë që kishte ditë që po qarkullonte në koridoret e selive opozitare dhe studiot e emisioneve televizive të debatit politik:

“Unë jam sot këtu për t’iu thënë se kam lexuar vullnetin tuaj. Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimmarrëse të Partisë Demokratike djegien e mandateve parlamentare në mbështetje të qëllimit të aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme; mbrojtjen e demokracisë dhe shtetin e së drejtës. Shqipërinë si gjithë Europa, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlament të popullit dhe jo të krimit”.

Lulzim Basha po fliste në emër të sovranit, por deklarata e tij ra si bombë mbi opozitarët e thjeshtë, të cilët nuk po kuptonin asgjë rreth asaj që po gatuhej. Aq më pak po kuptonin ndërkombëtarët e interesuar për zhvillmet në Tiranë, të cilët mund të kenë pritur gjithçka nga opozita por, jo një hap të tillë “in extremis”. Një vendim i padëgjuar kurrë më parë, jo vetëm në Shqipëri, por as në historinë e demokracive moderne të botës së qytetëruar.

Më entuziastët u treguan grupet e gatshme opozitare të rrjeteve sociale, të cilët besuan se më në fund përmes daljes nga sistemi parlamentar, politik e pluralist i vendit, Edi Rama i kishte ditët e numëruara. Besonin se kishte trokitur ora e hakmarrjes së tyre të madhe, duke menduar se pushteti ishte tashmë, më pranë se kurrë më parë. Ndaj përmes zellit, po dëshmonin edhe për madhësinë e thelës, që ëndërronin të përfitonin shpejt.

Shumica dërrmuese e deputetëve të opozitës, u vu para faktit të kryer. Fillimisht ishte shpallur vendimi, e më pas u tha se do ti pyesnin edhe ata, rreth tij! Pjesa më e madhe e kuptoi se bashkë me mandatin, po dorëzonin edhe fundin e karrierës së tyre politike. Megjithatë, publikisht nisën garën me njëri tjetrin se kush e kush të tregohej me entuziast dhe i lumtur, për aktin që mezi e paskërkëshin pritur.

Lexo edhe :   'Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i', paralajmërimi i Ramës për nesër
Lexo edhe :   'Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i', paralajmërimi i Ramës për nesër

Pas pak orësh Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u panë në ekrane duke vrapuar të qeshur, entuziastë dhe më optimist se kurrë, që ta zyrtarizonin vendimin e tyre në Kryesinë e Kuvendit. Por vetëm pas pak ditësh u duk sikur buzëqeshja i ngriu në buzë, kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i pranoi mandatet e djegura dhe i hapi rrugën të tjerëve që ndodheshin në listat e partive opozitare, që të mernin madatin dhe të zinin vendet që u takonin në pjesën e sapoboshatisur të Parlamentit.

Vazhdimi i filmit është gjerësisht i njohur tashmë. Kauza “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita” dështoi. Fundi i botës nuk erdhi. E bashkë me të, as fitorja e pushtetit në tavolinë dhe as bllokimi i reformës në drejtësi. Zgjedhjet e 30 Qershorit u zhvilluan në të 61 bashkitë e Shqipërisë.

Vetëm pas kësaj në vend të fitores së premtuar, opozita kuptoi se kishte humbur për herë të parë në 30 vitet e postkomunizmit, të gjitha llojet e pushteteve. Duke besuar se me flakën e mandateve, do të digjnin mazhorancën socialiste, në fund u mbeti në dorë vetëm shishja e hirit të iluzioneve të tyre të humbura. Me vendimin e marë me mendjelehtësinë më të madhe një vit më parë, po kuptohet, se në vend të kundërshtarit kishin djegur vetëm veten.

Përvjetori i parë i këtij dështimi spektakolar, është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë, që të reflektojnë dhe të nxjerrin mësimet e duhura. Mësimi Nr. 1 që besoj se opozita ka marë në këtë 1 vjetor, është ai se në një demokraci funksionale, qoftë edhe kështu si kjo e Shqipërisë, asnjë qëllim apo objektiv politik nuk arrihet jashtë sistemit, jashtë rendit kushtetues dhe jashtë rregullave të lojës demokratike.

Pas një viti, Shqipëria do të jetë duke u bërë gati, për të nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e radhës, të qershorit 2021. Deri atëherë, opozita e rrugës ka mundësinë që të tregojë se ka ditur që ta lexojë mirë, leksionin që i dha ky vit që sapo lamë pas.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur...

Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së...

E frikshme/Policia futet me armë në fushën e lojës, lojtarët të frikësuar

Një situatë ka dalë jashtë kontrollit në fushën e blertë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu surprizuar, por kur ndërhyn policia me armë...

Mos e ngatërroni me gripin! Renditja e simptomave të COVID-19

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Në 31 dhjetor...

Dokumenti/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për Thaçin

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka lëshuar edhe fletarrestimin për të. Në...