Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradi duhet të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet ndërmjet të dyja palëve.

Në një letër urimi për kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti me rastin e zgjedhjes së tij dhe një urim për presidentin Hashim Thaçi në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, presidenti Macron, tha se është i gatshëm për të organizuar një takim në Paris ndërmjet të dyja palëve, por për këtë duhet të hiqen tarifat ndaj mallrave serbe dhe Beogradi të heqë dorë nga fushata kundër pavarësisë së Kosovës.

Kërkesa e tillë ndaj të dyja palëve, tashmë e përsëritur edhe nga evropianët, është shtruar nga diplomacia amerikane e cila është vënë në përpjekje për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të premten ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidhë të dyja vendet.

Nënshkrimi i saj u bë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa disa orë më vonë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha nga Munihu se nënshkruesit e marrëveshjes nuk ishin të autorizuar nga qeveria e tij.

Por, brenda qeverisë së tij zërat ishin të ndryshëm. Marrëveshja u mbështet nga zyrtarë të koalicionit qeverisës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për diplomatët amerikanë, marrëveshja Munihut është një përparim historik dhe të dyja palët duhet të shfrytëzojnë situatën e krijuar me ri angazhimin e administratës amerikane.

Bisedimet Kosovë – Serbi janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Zoti Kurti është zotuar ta bëj një gjë të tillë, por duke kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Ai ritheksoi një synim të tillë edhe gjatë debatit në një panel në kuadër të konferencës së Munihut ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha më pas se “pati shkëmbime të rrepta” me kryeministrin Kurti.

Debati është zhvilluar me dyer të mbyllura, por në rrjetet sociale rrodhi një video ku kryeministri Kurti paraqet tri parime për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë.

Sipas tij nuk ka marrëveshje pa dialog, nuk ka dialog me harta dhe së fundmi pa presidentë rreth hartave, duke kritikuar kësisoj idetë që ishin hedhur në vitin 2018 nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçic për prekjen e kufijve në kuadër të procesit të normalizimit ndërmjet tyre.

Kryeministri Kurti kishte nxitur reagimin e presidentit serb gjatë debatit duke thënë se ndërsa 20 vjet më parë Kosova është çliruar nga pushtimi serb, tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

Presidenti serb tha të shtunën se në Munih kishte mbrojtur autoritetin e Serbisë.

“Ashtu sikundër bëra mbrëmë pas disa fjalëve të tmerrshme në një panel ku u tha se e kemi okupuar Kosovën,se kemi kryer krimet më të rënda dhe gjenocid”, tha ai.

Të hënë më 17 shkurt Kosova shënon 12 vjetorin e pavarësisë së saj që u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Por, të dyja palët synojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe kusht për këtë është normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet tyre. /Voa

Tags: kosovakurtiSerbiaVOA

TË LIDHURA

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan
Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

09:20 | 29/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Historia e trishtë e 6 punonjësve shëndetësorë që humbën jetën nga koronavirusi

Historia e trishtë e 6 punonjësve shëndetësorë që humbën jetën nga koronavirusi

Anija me 285 të infektuar me koronavirus, SHBA bën lëvizjen urgjente

Anija me 285 të infektuar me koronavirus, SHBA bën lëvizjen urgjente

Turqia mohon se po shpërfill marrëveshjen me Rusinë për Idlibin

Turqia mohon se po shpërfill marrëveshjen me Rusinë për Idlibin







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com