Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tiranë/ Themelohet Aleanca për Media Etike

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tiranë/ Themelohet Aleanca për Media Etike

Në Tiranë, u themelua sot Aleanca për Media Etike. Nismëtare u bënë 19 media, të cilat synojnë të ngrejnë një mekanizëm vetë-rregullues në komunitetin e medias.

Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës e mbështetën nismën, duke theksuar në mbledhjen themeluese se janë pro vetërregullimit në media.

19 media shqiptare themeluan sot Aleancën për Media Etike, një mekanizëm vet-rregullimi në komunitetin shqiptar të gazetarisë.

Duke nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në themelim të kësaj nisme, përfaqësuesit e këtyre mediave ftuan edhe gjithë mediat e tjera vendase për t’iu bashkuar kësaj aleance për vet-rregullim etik.

Koloreto Cukali, një nga nismëtarët e Aleancës, dhe drejtues i Këshillimit Shqiptar të Medias, përvec disa ideve të mëparshme, nisma e sotme për vet-rregullim të medias mori shtytje të madhe nga përpjekjet e qeverisë për rregullim të medias me të ashtuquajturën paketa antishpifje.

“Qytetari shqiptar do të ketë mundësinë që të ankohet për mediat pjesëtare të Aleancës. Ankesat do të shqyrtohen nga një bord me integritet, i zgjedhur nga këto media dhe do të ndërmjetësohet një zgjidhje”, tha  Cukali.

Në këtë mbledhje themeluese të Aleancës, krahas shumë gazetarëve, morën pjesë si këshillues edhe diplomatë nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës, UNESCO dhe Holanda.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca tha se vet-rregullimi është rruga më e mirë, që e dëshiron edhe BE-ja për të përmirësuar gjendjen e medias shqiptare, për problemet e të cilës ai raporton çdo vit.

“Së pari është presioni politik dhe ekonomik ndaj mediave, së dyti është përqendrimi i mediave në pak duar pronarësh, transparenca e financimeve, kontratat e gazetarëve, si dhe keqpërdorimi i internetit dhe liria e fjalës. Ne besojmë fort tek vet-rregullimi, dhe këtë e kemi thënë shumë herë këto muajt e fundit.

Kjo mbledhje sot dhe angazhimi i vet gazetarëve për etikën është sinjal i fortë për të gjithë në shërbim të gazetarisë profesioniste dhe të pavarur, si dhe të lirisë së fjalës”, tha Soreca.

Ndërsa, Mark Marku, shefi i departamentit të gazetarisë në Fakultetin Filologjik të Unversitetit të Tiranës, tha në tryezë se Aleanca duhet mbështetur në rregulla të forta, të cilat më pas duhet t’i zbatojnë njerëz me integritet.

“Pavarësisht denigrimeve që marrin nga deklarata të ndryshme, gazetarët shqiptarë janë kategoria më e emancipuar e gazetarisë shqiptare.

Ata janë të vetëdijshëm për profesionin e tyre, duan ta ushtrojnë mirë profesionin e tyre, por kanë disa pengesa që nuk i lejojnë”, tha Marku.

Pjesëmarrësit në takim thanë se krahas shqyrtimit të ankesave që mund të vijnë nga qytetarët, Aleanca për Media Etike duhet të ndërmarrë edhe vet veprime në këtë fushë, për të thyer mosbesimin e të tjerëve, në mënyrë që sa më shumë media të bëhen pjesë e kësaj Aleance.

Ajo mori sot mbështetjen edhe të përfaqësues të Këshillit të Europës, i cili mbështet fort vetrregullimin, etikën dhe lirinë e fjalës.

“Ne do të vijojmë dhe rikonfirmojmë angazhimin e përbashkët me BE-në dhe me aktorë të tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar që etika të zërë sa më shumë vend në punën gazetareske në Shqipëri si në kryeqytet edhe në qytete të tjera”, tha Olsi Dekovi, zëvendës-kreu i Zyrës së KiE-s në Shqipëri.

Përfaqësuesit e mediave nismëtare të Aleancës i kushtuan rëndësi edhe bordit të etikës, dhe kërkuan të zgjidhen persona profesionistë dhe me integritet.

“Ky bord duhet ngritur me njerëz solidë, me integritet dhe të gjithëpranuar, sepse është i rëndësishëm perceptimi që do të ndërtohet se “kush e bën gjyqin”, kush është arbitri”, tha Alfred Lela nga media “Politiko.al”.

Prej më shumë se një viti qeveria Rama polemizoi me shoqatat shqiptare dhe ndërkombëtare të mediave teksa hartoi dhe miratoi paketën ligjore e mbiquajtur për antishpifjen.

Qeveria tha se ajo i vë kufi lajmeve të rreme, ndërsa, sipas shoqatave të mediave, ajo krijon një zyrë censure që godet mediat e papëlqyera nga qeveria.

Paketa është ende në zyrat e parlamentit dhe pret një rishikim pas kthimit nga presidenti i Republikës, ndërkohë që pritet po ashtu edhe një koment nga Komisioni i Venecias për të bërë rregullime të fundit. /Voa

Tags: media etikeThemelohettiraneVOA

TË LIDHURA

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët
Politikë

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët

18:18 | 02/06/2025
Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë detyrës
Aktualitet

Sarandë: Kanoset prokurorja në zyrë, shoqërohen 2 shtetase për dëshmi

18:16 | 02/06/2025
Riaktivizimi i zjarrit në pyllin e Darëzezës, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura
Aktualitet

Riaktivizimi i zjarrit në pyllin e Darëzezës, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura

18:03 | 02/06/2025
Next Post
Si në kohë lufte/ Frikë nga koronavirusi, njerëzit mbajnë radhën për oriz (FOTO)

Si në kohë lufte/ Frikë nga koronavirusi, njerëzit mbajnë radhën për oriz (FOTO)

Propozimet e PD për Zgjedhoren, nga qeveria kujdestare te roli i policisë

Propozimet e PD për Zgjedhoren, nga qeveria kujdestare te roli i policisë

‘Përplasi një grua dhe u largua me shpejtësi’, Ilda Bejleri thyen heshtjen

'Përplasi një grua dhe u largua me shpejtësi', Ilda Bejleri thyen heshtjen

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare
Sport

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

by mirseda
18:21 | 02/06/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot sesionin e parë stërvitor në përgatitje të super-përballjes në fundjave kundër Serbisë...

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët

18:18 | 02/06/2025
Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë detyrës

Sarandë: Kanoset prokurorja në zyrë, shoqërohen 2 shtetase për dëshmi

18:16 | 02/06/2025
Inter, përforcimi i zikaltërve mbërrin sot në Milano

Inter, përforcimi i zikaltërve mbërrin sot në Milano

18:14 | 02/06/2025
Riaktivizimi i zjarrit në pyllin e Darëzezës, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura

Riaktivizimi i zjarrit në pyllin e Darëzezës, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura

18:03 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com