Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Fqinji abuzon me 33-vjeçarin, nëna rrëfen si e mësoi ngjarjen

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fqinji abuzon me 33-vjeçarin, nëna rrëfen si e mësoi ngjarjen

“Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një nëne, e cila kërkon drejtësi, pasi i biri me probleme të shëndetit mendor është bërë pre e një abuzimi seksual nga fqinji.

Në studio, Mira ka treguar se prej 33 vitesh ajo kujdeset për djalin e saj dhe ngjarja e cila ka ndodhur në prill të vitit të kaluar, ka shënjuar jetën e djalit, por edhe të gjithë familjes.

Gruaja rrëfen se i biri është abuzuar seksualisht nga një burrë 60-vjeç, i cili ka pasur poshtë shtepisë së tyre një bar kafe. Ajo e mori vesh ngjarjen nga rrjetet sociale, kur pa një video të publikuar, në të cilën i biri ishte abuzuar seksualisht prej fqinjit.

Nuk mundi ta shihte videon e plotë, madje edhe sot refuzon ta shohë atë. Gruaja ka bërë rrëfimin në polici, por personi është zhdukur që prej asaj dite që video u bë publike.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi në prill të vitit të kaluar?

Mira: Ne ishim në shtëpi, ishte ora 9 e mëngjesit, na marrin nga Italia në telefon, kishte ardhur çupa ime dhe po pinim kafe. Hape i thotë çupës Facebook-un tha. Po çfarë ka tha ajo? Po hapeni, hapeni! Kur e hapëm dhe pamë djalin, na u errësuan sytë, nuk pamë tjetër çfarë kishte. Ngelëm tani dhe nuk dinim ku të vinim. Na thotë shko dhe gjeje atë, shkoj unë tek lokali i tij me çupën.

Mirela Milori: Ta sqarojmë pak, në Facebook ishte hedhur një video?

Mira: Në fillim fotografi dhe ne në moment menduam mos ishte ndonjë, kanë bërë siç tallen ndonjë foto. Edhe po shikoheshim të dyja në sy, po ku të vinim, se na u errën sytë dhe nuk pamë kush ishte poshtë këtij. Kur më vonë na thanë, shkoni se është filani dhe është video. Neve videon nuk e kemi parë dhe as nuk do ta shikoj deri sa të vete pranë burrit atje, se nuk e shikoj dot. Ata që e kanë parë thonë që nuk shikohet. Unë se kam parë dhe nuk dua ta shikoj.

Mirela Milori: Video është e rëndë! Ne e kemi videon dhe padiskutim as na shkoi mendja për ta transmetuar, por për ta verifikuar rastin. Mund t’ju them që video është e rëndë. E njihnit personin?

Mira: E njihnim posi!

Mirela Milori: Kishte një lokal pranë shtëpisë suaj?

Mira: Po!

Mirela Milori: Djali ishte i pavetëdijshëm? Kishte pirë?

Mira: Nuk e di. E marr ndonjëherë dhe i them, se nuk dua t’ja kujtoj shumë!

Mirela Milori: Një burrë në moshë të madhe, duke përfituar nga gjendja e djalit ka bërë veprime të turpshme me të dhe ju shkoni në lokalin e këtij zotërisë?

Mira: Vajti çupa po bërtiste. Si s’të vjen turp? Të të vijë rëndë? Ti t’ja bësh djalit këtë? Ai ngeli! Ishte edhe e motra banakiere dhe i vëllai kamarier. Edhe doli ai tha, çfarë kini dhe gjoja i ra të fikët të vëllait, sikur nuk dinte gjë që i vëllai bënte këto gjëra.

Na morën ne dhe dolëm përjashta, na erdhi keq se njerëz jemi. Jo do ta vras, tha ime bijë. Në të njëjtën kohë që e morëm vesh ne, e mori vesh dhe policia. Policia vajti pastaj në spital mori diagnozën e djalit, më lajmëroi dhe mua, vajtëm në polici. Kur vajtëm ne, ai që në moment, prandaj e bënë atë zvarritje, dolën jashtë që ai të fshiheshe dhe është fshehur.

Mirela Milori: Ai ka ikur nga qyteti, nuk dihet se ku është?

Mira: Nuk e dimë, atje në qytet edhe e kanë parë, fshihet, del. Nuk e di?

Mirela Milori: Në polici çfarë të thanë? Çfarë mase arresti u vendos për të?

Mira: Është shpallur në kërkim thanë! Ai mbase e ka joshur dhe ai thotë siç e kam pyetur unë, çfarë i them të keqen mamaja. Ai ka vajtur mbi 3-4 herë. Më jepte coca cola dhe para se të dilte kishte një si dhomë dhe më thoshte mos dil këtej, por dil nga kjo dhoma këtej. Atje nuk e di se me çfarë e ka gënjyer.

Më tej Mira thotë se djali është i traumatizuar, nuk del asgjëkundi dhe rri vetëm me të.

Mira: S’del asgjëkundi vetëm me mua rri. Po të dalë deri aty, kthehet prapë në shtëpi, ndonjëherë më thotë: Kot që rroj.

Tags: historia imemiramirela milori

TË LIDHURA

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet  autori i dyshuar në Lezhë
Aktualitet

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë

09:35 | 17/03/2026
Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan
Aktualitet

Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan

09:02 | 17/03/2026
PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri
Politikë

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Next Post
Shpopullimi alarmon udhëheqësit e Evropës Qendrore

Shpopullimi alarmon udhëheqësit e Evropës Qendrore

Socialistët s’gjejnë qetësi, edhe këshilltarët probleme me dekriminalizimin

Socialistët s’gjejnë qetësi, edhe këshilltarët probleme me dekriminalizimin

Ambasadori Grenell: Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë

Ambasadori Grenell: Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Sulmet izraelite në Teheran, në shënjestër zyrtari i lartë iranian Ali Larixhani
Bota

Sulmet izraelite në Teheran, në shënjestër zyrtari i lartë iranian Ali Larixhani

by mirseda
09:43 | 17/03/2026
0

Izraeli ka vënë në shënjestër Ali Larixhanin, një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Iran,...

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet  autori i dyshuar në Lezhë

Shpërthimi me tritol ndaj makinës së agjentit të krimeve, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë

09:35 | 17/03/2026
Lufta mes shteteve të Gjirit, çmimi i naftës rritet sërish në rreth 100 dollarë për fuçi

Lufta mes shteteve të Gjirit, çmimi i naftës rritet sërish në rreth 100 dollarë për fuçi

09:22 | 17/03/2026
“I urrej luftërat më shumë se çdokush”, Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do…

“I urrej luftërat më shumë se çdokush”, Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do…

09:13 | 17/03/2026
Ekuadori fushë betejë mes ushtrisë dhe bandave, qeveria dërgon 75 mijë trupa në terren

Ekuadori fushë betejë mes ushtrisë dhe bandave, qeveria dërgon 75 mijë trupa në terren

09:10 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com