Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Policia Rrugore kontrolle blic, ja sa drejtues mjetesh ka arrestuar për një javë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Policia Rrugore kontrolle blic, ja sa drejtues mjetesh ka arrestuar për një javë

Për vetëm një javë Policia Rrugore ka mundësuar arrestimin e 85 shoferëve.

Raportohet se disa prej këtyre të fundit nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë Rrugore: “Siguria rrugore, 1-10 shkurt 2020.

Policia Rrugore, në të gjithë vendin, gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt 2020, ka qenë e angazhuar në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i kontrolleve me radarë dhe dragera, në të gjithë vendin, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 598 leje drejtimi, nga këto:

– 98 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur;

– 402 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, në disa raste edhe me dyfishin e shpejtësisë së përcaktuar nga sinjalistika rrugore;

– 98 leje drejtimi për shkelje të tjera, për të cilat Kodi Rrugor parashikon si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit;

Janë arrestuar nga strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, 85 shtetas, nga të cilët: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 13386 masa administrative, nga këto:

625 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1626 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 2297 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë; 465 për shpejtësi, por pa masën plotësuese tërheqje e lejes së drejtimit; 3872 për parkime të gabuara dhe ndalim qëndrimi; 267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 157 për mungesë të siguracionit; 67 për mungesë të serxholinos për sigurimin e fëmijëve gjatë transportit dhe 4010 për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mosshlyerje të masave administrative që varionin nga 12 deri në 17 masa administrative të papaguara.

Strukturat e Policisë Rrugore do vijojnë me intensitet kontrollet me shërbime të kombinuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore falënderon qytetarët për bashkëpunim, të cilët edhe gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, numrit 112 apo adresave të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit kanë denoncuar dhjetëra shkelje të Kodit Rrugor, për të cilat shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar në kohë, duke i ndëshkuar me masë administrative drejtuesit e mjeteve, sipas parashikimeve që përcaktohen në Kodin Rrugor.

#StopAlkoolitNëTimon?

#StopInformalitetitNëTransport

#Respekto?JepiPërparësi?”.

Tags: arrestonjavëkontroll blicpolicia rrugore

TË LIDHURA

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.
Aktualitet

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.

17:13 | 25/02/2026
Bllokohet rruga Librazhd–Prrenjas, shkollat dhe qendrat shëndetësore mbeten pa shërbim
Aktualitet

Bllokohet rruga Librazhd–Prrenjas, shkollat dhe qendrat shëndetësore mbeten pa shërbim

16:49 | 25/02/2026
Partia e Lirisë ngre shqetësime në misionin e PPE, Tedi Blushi: Situata alarmante
Shqipëria

Partia e Lirisë ngre shqetësime në misionin e PPE, Tedi Blushi: Situata alarmante

16:35 | 25/02/2026
Next Post
Kërcënimi i ish-gjyqtares së procesit “Shullazi”/ Dëshmia e bashkëshortit

Kërcënimi i ish-gjyqtares së procesit “Shullazi”/ Dëshmia e bashkëshortit

Fqinji abuzon me 33-vjeçarin, nëna rrëfen si e mësoi ngjarjen

Fqinji abuzon me 33-vjeçarin, nëna rrëfen si e mësoi ngjarjen

Shpopullimi alarmon udhëheqësit e Evropës Qendrore

Shpopullimi alarmon udhëheqësit e Evropës Qendrore







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.
Aktualitet

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.

by mirseda
17:13 | 25/02/2026
0

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra...

Bllokohet rruga Librazhd–Prrenjas, shkollat dhe qendrat shëndetësore mbeten pa shërbim

Bllokohet rruga Librazhd–Prrenjas, shkollat dhe qendrat shëndetësore mbeten pa shërbim

16:49 | 25/02/2026
Partia e Lirisë ngre shqetësime në misionin e PPE, Tedi Blushi: Situata alarmante

Partia e Lirisë ngre shqetësime në misionin e PPE, Tedi Blushi: Situata alarmante

16:35 | 25/02/2026
Aksident në Lezhë, kamioni përplas për vdekje 59-vjeçarin

Aksident në Lezhë, kamioni përplas për vdekje 59-vjeçarin

16:33 | 25/02/2026
Dy kamionë bllokojnë aksin Moglicë–Gramsh

Dy kamionë bllokojnë aksin Moglicë–Gramsh

16:31 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com