Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Konflikte të hershme me njëri-tjetrin”, 3 të arrestuar për plagosjen në Shkodër

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Konflikte të hershme me njëri-tjetrin”, 3 të arrestuar për plagosjen në Shkodër

Blutë e Shkodrës kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri një 36-vjeçare. Në sajë të operacionit të koduar “Reagimi”, janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, e po kështu është shpallur në kërkim një tjetër.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. R., 31 vjeç, banues në Durrës, E. B., 28 vjeç, banues në Durrës dhe R. Xh., 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni. Gjithashtu është shpallur në kërkim M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Shtetasit A.R., E.B. dhe R.Xh. kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M. M. Ky i fundit iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri, dhe si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja L. J.

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet brenda pak orësh ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 05.02.2020, ku u plagos me armë zjarri  shtetasja L. J. Finalizohet operacioni “Reagimi”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Durrës. Kontrolle të shumta, në disa qytete, për kapjen e autorëve.

Arrestohen ne flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 5 shkurt, në pedonalen e qytetit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy personave mbeti e plagosur një kalimtare, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë ngriti një grup të posaçëm hetimi, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim DVP Tiranë dhe DVP Durrës, u finalizua operacioni policor “Reagimi”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasve: A. R., 31 vjeç, banues në Durrës, E. B., 28 vjeç, banues në Durrës dhe R. Xh., 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.

Gjithashtu është shpallur në kërkim M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër. Nga hetimet e kryera në kohë rekord nga grupi hetimor i DVP Shkodër rezultoi se shtetasit A. R., E. B. dhe R. Xh. kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e datës  05.02.2020, rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në drejtim të shtetasit M. M., i cili iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja L. J. (kalimtare).

Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet që i përket shtetasit M. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Tags: PlagosjapoliciaShkoder

TË LIDHURA

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

15:45 | 21/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.
Aktualitet

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Pas emërimit, Balla: Do marrim të gjitha bashkitë në 2027
Politikë

Pas emërimit, Balla: Do marrim të gjitha bashkitë në 2027

15:20 | 21/03/2026
Next Post
“Franca s’miraton automatikisht çeljen e negociatave me Shqipërinë”

"Franca s'miraton automatikisht çeljen e negociatave me Shqipërinë"

“Jam e shqetësuar”, zbardhet kërkesa urgjente e Voltana Ademit

“Jam e shqetësuar”, zbardhet kërkesa urgjente e Voltana Ademit

Aktori i njohur tregon incidentin në shërbimin urban: Kambanë për Bashkinë

Aktori i njohur tregon incidentin në shërbimin urban: Kambanë për Bashkinë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026




TË FUNDIT

Termocentralet në Irak rifurnizohen me gaz iranian pas sulmeve të Izraelit
Bota

Termocentralet në Irak rifurnizohen me gaz iranian pas sulmeve të Izraelit

by mirseda
16:42 | 21/03/2026
0

Autoritetet e Bagdadit njoftuan të shtunën se termocentralet në Irak po furnizohen përsëri me energji nga gazi...

S’ka qetësi! Garda Revolucionare rrëzon avionin F-16 izraelit

S’ka qetësi! Garda Revolucionare rrëzon avionin F-16 izraelit

16:30 | 21/03/2026
S’iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, shqiptari manovra të frikshme me makinë pas arratisë.

S’iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, shqiptari manovra të frikshme me makinë pas arratisë.

16:15 | 21/03/2026
Nën shënjestrën e sulmeve hakmarrëse të Iranit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin e Bahreinit

Nën shënjestrën e sulmeve hakmarrëse të Iranit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin e Bahreinit

16:04 | 21/03/2026
Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

15:45 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com