Mëngjesin e sotëm, Shkodra është tronditur nga një shpërthim me tritol. Ngjarja ka ndodhur në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra. Sipas verifikimeve të policisë, lënda plasëse është vendosur në dy pozicione të ndryshme. Po të njëjtat burime shtojnë se në banesë nuk ka patur persona, pasi Nikolin Arra dhe familjarët e tij ndodhen jashtë Shqipërisë. Si pasojë nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale.
Kush është Nikolin Arra?
Nikolin Arra ka qenë ish-basketbollisti i Vllaznisë. Ai është arrestuar nga policia më 15 korrik të 2015 për “shpërdorim detyre”, pasi punonte si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër.
Ai ra në pranga gjatë operacionit të koduar “Evazioni”. Më pas fitoi gjyqin dhe doli i pafajshëm për akuzat që u ngritën kundër tij.
Dyshohet se eksplozivi ka qenë një mesazh i drejtpërdrejt për familjen Arra. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.