Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Strategji e re për zgjerimin e BE”, analiza e DW: Si do të ndikojë në Ballkan

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si e humbi Bashkimi Evropian shkëlqimin e tij

Vetëm disa ditë pas Brexitit dhe daljes së një shteti nga BE, në Bruksel do të shtrohet pyetja: Si do të jetë perspektiva e mëtejshme e zgjerimit të BE? Komisioni Europian paraqet sot strategjinë re.

Franca në tetor të vitit vitit 2019 ka bllokuar hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe në këtë mënyrë ka frenuar proceset për zgjerimin e BE. Presidenti, Emmanuel Macron është përgjigjur ndaj kritikave, se po bën një “gabim historik” ndaj Ballkanit Perëndimor me pohimet se ai “ka marrë rolin negativ” por nuk është i vetëm në qëndrimet për ridefinimin e procesit të zgjerimit të BE. Ky pozicion i Francës e ka kthyer vëmendjen tek politika e zgjerimit të BE, që nënkupton edhe domosdoshmërinë e ridefinimit të procesit, i cili paraqitet si tepër burokratik, konfuz dhe i komplikuar.

”Politika e zgjerimit të BE është trajtuar shpesh. Por ndryshimi i fundit serioz ka ndodhur në vitin 2003. Ndërkohë kemi mësuar shumë leksione të rëndësishme dhe ka ardhur koha të eliminojmë pengesat në këtë rrugë. Ka ardhur koha për pëmirësime dhe rritjen e kredibilitetit të BE”, pohon Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin.

Në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 janë paraqitur disa ide për rishikimin e procesit të zgjerimit. Jo vetëm Franca por edhe disa vende të tjera kanë paraqitur propozimet e tyre. Por esenca është fokusimi tek mbështetja e këtyre vendeve, efikasiteti dhe dinamizimi i procesit. Komisioni i ri Evropian ka marrë përsipër të hartojë edhe një propozim të ri dhe metodologji të re për zgjerimin.

 

Metologjia e re

Komisioni Evropian dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi do të paraqesin propozimin e tyre më 5 shkurt. Në Komision thuhet se propozimi ka marrë parasysh qëndrimet e shteteve anëtare dhe “interesat gjeostrategjike të BE”, por edhe interesat e vendeve që duan të futen në BE. Komisioneri Varhelyi thotë, se metodologjia e re do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Ai kërkon një proces më dinamik dhe më me kredibilitet për zgjerimin. “Nuk duan të ndalim procesin e zgjerimit, por të përparojmë procesin”, thonë në KE. Fokusi i metodologjisë së re do të vendoset tek forcimi i shtetit juridik, forcimi i institucioneve demokratike dhe zhvillimi ekonomik. “Këto janë çështjet, të cilat prekin vet thelbin e transformimit të shoqërive në Ballkanin Perëndimor”, mendon Varhelyi.

Komisioneri mendon, se këtë metodologji nuk duhet ta aplikojnë Serbia dhe Mali i Zi, të cilat janë futur në negociata me rregullat aktuale. Por pritet që edhe në negociatat me këto dy vende të kenë modifikime dhe përshtatje sipas metodologjisë së re dhe të vjetër. Të gjithë në Bruksel insistojnë që synimi i fundit i negociatave të jetë anëtarësimi i plotfuqishëm në BE.

Në Bruksel mendohet se strategjia e re do të definojë çështjen e kapitujve të negociatave, çështjen e financimit, ndërlidhjet më të mira mes respektimit të shtetit juridik dhe financave, procesin e transformimit të Ballkanit Perëndimor. KE parashikon hapjen e një debati të gjerë për këtë strategji, menjëherë pas prezantimit të saj. Në Bruksel shpresohet, se në samitin e majit në Zagreb do të hapen negociatat edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se kjo do të rezultojë me një hov të ri për zgjerimin e BE./DW

Tags: analizaBallkanibeDWmetodologjia e re

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
Sa është dëmi i vlerësuar nga tërmeti/ Çuçi tregon shifrën

Sa është dëmi i vlerësuar nga tërmeti/ Çuçi tregon shifrën

Kandidatët për BKH nesër në testim fizik, çfarë provash duhet të kalojnë

Kandidatët për BKH nesër në testim fizik, çfarë provash duhet të kalojnë

Rrugorja bën kërdinë: 37 në pranga, 157 patenta të bllokuara në pak ditë (VIDEO)

Rrugorja bën kërdinë: 37 në pranga, 157 patenta të bllokuara në pak ditë (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com