Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kurti dhe Mustafa japin detaje për marrëveshjen

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti dhe Mustafa japin detaje për marrëveshjen

Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën që të nënshkruanin marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re.

Liderët e këtyre partive, përkatësisht Albin Kurti dhe Isa Mustafa sqaruan shkurtimisht nga selia e Kuvendit të Kosovës se ishin dakordësuar për formimin e qeverisë së re, ku kryetari i Parlamentit do të jetë nga radhët e LDK-së, pavarësisht se në seancën e dhjetorit të shkuar në këtë pozicion u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e Vetëvendosje.

Tashmë, Konjufca do të duhet ta lërë këtë post, duke shkuar në kabinetin qeveritar.

Ndërkohë, qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 21 që janë aktualisht.

Numri është më i lartë se propozimi i mëparshëm i Kurtit për 12 ministri si dhe do të ketë 33 zv/ministra nga rreth 80 që janë aktualisht, shkruan “Panorama”.

Deklaratat në konferencën për shtyp:

Albin Kurti: U dakordësuam për të zgjedhur qeverinë e re. Ne u dakorduam të takohemi edhe nesër në Kuvendin e Kosovës për ta zgjedhur qeverinë e re dhe të jetësojmë ndryshimin e madh politik të 6 tetorit.

Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha, përveç se për harmonizimin e programit. Kryetari Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm.

Unë si kryetar i Vetëvendosje u njoftova se kanë filluar përgatitjet për organizimin e referendumit në Lëvizjen Vetëvendosje sepse kështu e kërkojë statutet e dy subjekteve tona.

Unë ju falënderoj për durimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi, i cili nuk ka qenë i lehtë, por shumë më i sigurt se sa është menduar apo transmetuar.

Mustafa: Ne kemi arritur marrëveshje. E vlerësojmë se është marrëveshje në dobi të Kosovës. Është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë.

Marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune mjaft të gjatë me liderin e Vetëvendosje, Albin Kurti. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe kemi ardhur në një zgjidhje që e vlerësojmë se është në interes të Kosovës. Dëshirojmë që kjo qeveri të jetë e suksesshme.

Albin Kurti: Jemi dakordësuar të kemi 15 ministri, 2 zv kryeministra dhe 33 zv/ministra. Pra nga 21 ministri që i kishim në qeverisjen paraprake, tash do të kemi vetëm 15 dhe nga mbi 80 zv/ministra do të jenë 33.

Kjo tregon se qeveria jonë e përbashkët ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh sepse është qeveria më e vogël në shtetin e pavarur të Kosovës dhe për ta forcuar Republikën tonë si asnjëherë më parë.

Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që të kemi 12 ministri ka qenë një synim i drejtë, mirëpo kur kemi analizuar strukturat e ministrive përkatëse, krijimi i disa super-ministrive është dëshmuar se është kosto më e madhe se sa të kemi 12 ministri.

Nëse nuk do të bënim një gjë të tillë, do të zvarritej edhe për 1 vit reduktimi për 12 ministri.

Ne jemi dakorduar që kryetari i Kuvendit e propozon lëvizja Vetëvendosje kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ecim përpara.

Nuk do të japë dorëheqje kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai do të vijë në ekzekutiv dhe tjetra është se është e vërtetë se ka pasur një lloj zgjatje për shkak të interesimit të madh. Ne duam të bëjmë një reformë të pesëfishtë.

Isa Mustafa: Sa i përket Presidentit, kemi vendosur që të jetë një çështje që të dakordësohemi me zt.Kurti dhe do ta zgjidhim edhe këtë çështje në kohën e nevojshme. Kryetarin e Kuvendit do ta merr ajo ose ai të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë besimin dhe qytetarët i kanë dhënë votat më të mëdha. Marrëveshjen e kemi kryer.

Tags: detajekurtimarreveshjeMustafa

TË LIDHURA

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së
Aktualitet

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

19:27 | 16/03/2026
Next Post
Marrëveshja mes VV dhe LDK, Meta: E përshëndes ngrohtësisht

Marrëveshja mes VV dhe LDK, Meta: E përshëndes ngrohtësisht

Basha: KÇK nuk mund të luftojë KÇK

Basha: KÇK nuk mund të luftojë KÇK

Lleshaj bën thirrjen e fortë: Tërhiquni, asnjëherë nuk është vonë për pendim

Lleshaj bën thirrjen e fortë: Tërhiquni, asnjëherë nuk është vonë për pendim







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com