Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina ndërton spitale të reja për koronavirusin

5 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kina ndërton spitale të reja për koronavirusin

Në qytetin kinez Wuhan ka një mobilizim masiv për ndërtimin e dy qendrave të reja mjekësore brenda pak ditësh.

Koronavirusi i ri i përhapur nga ky qytet ka vënë në vështirësi kapacitetet e sistemit shëndetësor të vendit.

Spitalet janë të mbingarkuara me të sëmurë dhe me njerëz që kanë frikë se mund të infektohen. Objektet e reja synojnë të lehtësojnë ngarkesën. Por ekspertët thonë se sistemi i kujdesit shëndetësor në Kinë përballet me sfida afatgjata.

Mediat shtetërore kineze flasin për një përpjekje për të ndërtuar me shpejtësi dy objekte të reja, secili i aftë të mbajë një mijë pacientë ose më shumë.

“Mbrëmë, punëtorët punuan gjatë gjithë natës, dhe turni tjetër filloi të punojë në 2 të mëngjesit,” thotë Liu Fei, punëtor në projektin e spitalit Huoshenshan.

Këto spitale të thjeshta do të përqendrohen vetëm tek izolimi dhe trajtimi i pacientëve me koronavirus. Pjesët e parafabrikuara ndihmojnë që ndërtimi të bëhet shpejt.

Shpejtësia është mbresëlënëse, thotë studiuesi i Universitetit Johns Hopkins, Eric Toner: “Mendoj se është diçka e jashtëzakonshme që Kina është në gjendje të ndërtojë çdo lloj objekti në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Ata e bënë këtë në vitin 2003 gjatë SARS-it. Ndërtuan një objekt me njëmijë shtretër në gjashtë ose shtatë ditë dhe duket se po e bëjnë përsëri”.

Për ndërtimin e këtij objekti jashtë Pekinit ndihmoi ushtria kineze. Mediat shtetërore thonë se aty trajtoheshin një në shtatë pacientë me SARS dhe vdekshmëria ishte shumë më e ulët sesa në qendrat e tjera shëndetësore.

Zyrtarët kinezë thonë se po i ndërtojnë qendrat e reja mbi bazën e kësaj përvoje.

Pajisjet janë tepër të nevojshme, thotë profesorja e politikave shëndetësore në Universitetin Harvard, Winnie Yip: “Shumica e spitaleve të mëdha në Kinë, janë tepër të ngarkuar, madje edhe në situata normale. Kështu që gjatë një epidemie, besoj se duhen më shumë shtretër.”

Zonja Yip thotë se Kina ka qenë e përqendruar te ndërtimi i spitaleve të mëdha në qendrat urbane, jo te klinikat komunitare të parandalimit:

“Në planin afatgjatë, Kina duhet të ndërtojë një sistem më të fortë shëndetësor parësor dhe të shëndetit publik që do të parandalonte diçka të tillë të ndodhte në shkallë të gjerë, dhe që sëmundjet të zbuloheshin shumë më herët. Por tani për tani, sistemi i kujdesit parësor në Kinë është relativisht i dobët.”

Zonja Yip thotë se qeveria po punon për ndërtimin e kujdesit parësor. Por kjo do të kërkojë kohë:

“Kina në fakt po dërgon ekipe mjekësh dhe infermierësh nga sistemi spitalor ushtarak, që Kina mund ta mobilizojë shpejt. Gjithashtu, shumë provinca dhe qytete të tjera po dërgojnë vullnetarisht mjekët e tyre për të ndihmuar”.

Ndërkohë, në Wuhan puna për ndërtimin e dy qendrave të reja për trajtimin e koronavirusit vazhdon ditë e natë. /Voa

Tags: kinakoronavirusqendraspitale

TË LIDHURA

Përplasjet me Iranin, Izraeli thirrje popullit të tij
Bota

Përplasjet me Iranin, Izraeli thirrje popullit të tij

19:53 | 20/06/2025
Përplasjet me Iranin, Izraeli thirrje popullit të tij: Përgatituni për…
Bota

Përplasjet me Iranin, Izraeli thirrje popullit të tij: Përgatituni për…

19:38 | 20/06/2025
Tensionet me Izraelin, Britania tërheq stafin nga Irani
Bota

Tensionet me Izraelin, Britania tërheq stafin nga Irani

17:33 | 20/06/2025
Next Post
Metamorfoza e krimit, të uriturit që u vranë dje ose janë sot milionerë

Vetëm fëmijët thonë të vërtetën: Jam shqiptar i Kosovës

Yuri Kim takohet me anëtarët e KLP: Përgëzime për SPAK

Yuri Kim takohet me anëtarët e KLP: Përgëzime për SPAK

Tërmet! Reagimi i këtyre të rinjve në Durrës po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Tërmet! Reagimi i këtyre të rinjve në Durrës po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka
Aktualitet

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka

by mirseda
21:49 | 20/06/2025
0

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi e ka quajtur ‘ballo me maska’ kalvarin e...

Flick vlerëson Yamal: Gjeni i futbollit, ka talent por i duhet edhe punë

Flick vlerëson Yamal: Gjeni i futbollit, ka talent por i duhet edhe punë

21:19 | 20/06/2025
Orari dhe stadiumi i Ligës së Konferencës, Partizani mëson detajet për ndeshjen e parë

Orari dhe stadiumi i Ligës së Konferencës, Partizani mëson detajet për ndeshjen e parë

21:17 | 20/06/2025
Juventusi ‘shtrëngon dhëmbët’, gati të paguajë 30 milionë euro për lojtarin në largim

Juventusi ‘shtrëngon dhëmbët’, gati të paguajë 30 milionë euro për lojtarin në largim

20:55 | 20/06/2025
Maturantët më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhën e huaj, 365 ngelës!

Maturantët më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhën e huaj, 365 ngelës!

20:54 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com