Policia e Shtetit njofton se mëngjesin e sotëm Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues, tip skaf në Vlorë, në plazhin e pyllit të Sodës. Sipas të dhënave nga policia, bëhet fjalë për një skaf të fuqishëm, me 3 motorë dhe një gjatësi prej 10 metrash.
Ende nuk janë të qarta motivet e braktisjes dhe pronësia e tij. Dyshohet se mjeti lundrues mund të jetë përdorur për trafikim lëndë narkotikësh. Policia është duke hetuar ngjarjen.