pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet resmi adrestaraftarium24betasusjustin tvjojobetdeneme bonusujustin tvslot sitelerideneme bonusutaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomkalitebetimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompusulabet girişpokerklasbetewinbetewinbetgarantiibizabetibizabetcashwincashwinbetbeybetgarantiesbet girişbetbeygameofbetesbetradissonbetgameofbetradissonbetradissonbetjojobet resmi adresmatbet girişkalitebetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgitcratosroyalbetcasinomilyoncasinoroyalpalacebetbahiscasinobetgitcratosroyalbetromabetgrandpashabetimajbet girişcratosroyalbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarmarsbahiscasinowonbahiscomcasibomjojobet girişmatbetsuperbetinhititbetbettiltbetewingrandpashabet girişcasibom girişbahiscomcasibomcratosroyalbetpokerklasjojobet girişHoliganbetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişsüratbetgrandpashabet girişcratosroyalbetkralbetholiganbetmarsbahisgrandpashabetpusulabetsekabetmatbetholiganbet girişmarsbahis girişgrandpashabet güncel girişpusulabet girişsekabet girişmatbet girişgrandpashabetimajbetimajbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetholiganbet girişlunabetcasibomgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabet girişdeneme bonusugrandpashabetganobetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Vendet e punës të mbetura bosh po zëvendësohen me shtetas nga Azia dhe Afrika

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Chandra Selli ka pak javë që ka lënë vendlindjen për të punuar si kameriere në Tiranë. Bashkëshorti i saj është zhvendosur në Itali, ndërsa pjesa tjetër e familjes vijon të jetojë në Sri Lanka.

“Kam pak që kam ardhur në Tiranë dhe më pëlqen vërtetë shumë. Njerëzit më flasin, më përshëndesin. Tani kam filluar punë si kameriere për pak kohë. Së shpejti do të punoj si sanitare në një familje. E lashë vendin tim sepse atje nuk munda do të gjej një punë, ndërkohë që kam edhe dy djem për të cilët duhet të kujdesem. Më pëlqen shumë këtu dhe besoj do të rri gjatë në vendin tuaj”, tha ajo për “Monitor Ekonomi”.

Njësoj si Chandra, në Tiranë sapo ka mbërritur edhe Stanley Akoma nga Nigeria i cili është në pritje të ditës së parë të punës në një kompani private security.

Chandra Selli Nga Sri lanka punon kameriere në Tiranë “Unë vij nga Nigeria, nga një vend i varfër ku vështirë të gjeja punë, ndërkohë që më duhet të kujdesem për familjen time. Në fillim emigrova në Turqi, por atje gjeja punë të përkohshme, 1 javore apo 1 mujore. Këtu në Shqipëri komunikova me disa agjenci punësimi dhe arrita të mbyll një kontratë me një kompani sigurie. Do të punoj security për ta me një rrogë të kënaqshme. Tirana më pëlqen shumë, sidomos njerëzit që janë të sjellshëm me mua kudo ku shkoj”, thotë ai.

Emigracioni i lartë nuk përbën ndonjë të re për Shqipërinë. Profesionistët me eksperiencë në fusha të ndryshme, i janë drejtuar Evropës për të punuar dhe kjo ka sjellë që kompanitë vendase, të kenë vështirësi në gjetjen e punëtorëve, duke e kaluar në plan të dytë kualifikimin e tyre.

Ermal Jauri, drejtues i kompanisë së punësimit “Europe Agency”, pohon se “kërkesat e kompanive janë që në të ardhmen të zëvendësojnë personelin shqiptar me atë të huaj. Edhe pse në realitet kjo nuk është diçka e mirë, por në fakt është e vetmja zgjidhje që kanë kompanitë. Në momentin që flasim kemi kërkesë për 120 veta staf të huaj, që i kemi sot në zyrë gati për të filluar punë pas mbylljes së procedurave. Kërkesat janë në të gjithë sektorët, por sektorët e shërbimit janë ato që kërkojnë më shumë në shifra. Kemi kompani prodhimi që kërkojnë krah pune dhe punonjës të pakualifikuar. Kemi kompani të cilat janë në fushën e teknologjisë dhe informacionit që kërkojnë programues, IT dhe kërkojnë në shifra të frikshme. Nuk ka më rëndësi që stafi të jetë i kualifikuar sesa stafi, i cili ka qëndrueshmëri në punë. Shumë kompani janë të gatshme t’i trajnojnë vetë punonjësit e tyre vetëm me qëllim që të kenë një kontratë afatgjatë të parashikuar dhe të besueshme, që nëse do të marrin dikë në punë sot dhe do të investojnë në trajnimin e tij e ka të sigurt që për aq sa ka kontratën do ta ketë në punë”.

Sipas agjencive të punësimit çdo muaj hapen kontrata të reja me kompani, të cilat do të sjellin punëtorë nga Afrika dhe Azia. Sipas tyre, punonjësit që vijnë nga këto vende kanë kosto të ulët, nuk kanë shumë pritshmëri page kur vijnë dhe janë të gatshëm për çdo lloj pune. Për më tepër që janë më të shumtë në numër si aplikantë, sepse kane vështirësi të gjejnë punë në vendet e tyre të origjinës.

Vendet e punës të cilët po plotësohen nga punonjës nga Azia dhe Afrika janë në sektorin e shërbimit, si shitës, kamerier, banakier, security, dado fëmijësh, lavazh, shofer etj, në prodhim (servise makinash psh), apo dhe punonjës ndërtimi. Jauri thotë se kërkesë të larte ka për IT (programues).

Braktisjen masive të burimeve njerëzore e kanë ndjerë edhe ndërmarrjet fasone. Gjergji Gjika, kreu i dhomës së fasonëve pohon se “çdo ndërmarrjeje, nuk ka muaj që të mos i ikin 4 apo 5 punonjës të cilët nuk zëvendësohen. Dikur iknin, por gjendej dikush që t’i zëvendësonte, edhe punonjëse e pakualifikuar, por të paktën gjendej brenda muajit, ne tani nuk kemi më njerëz. Në 2019 kemi pasur një shifër rreth 5% mesatarisht largime të personelit. Pra në një kompani me 100 punonjës, pothuajse në fund të vitit në mos përgjysmohet arrin në 60 punonjës, kjo është alarmante. Deri tani nuk kemi kontrata me kompani të huaja për punonjës të huaj, por nuk shmanget si alternativë përderisa shqiptarët po ikin jashtë, do pranojmë dhe të huajt këtu”.

Emigracioni i shqiptarëve, sidomos në disa qarqe të caktuara po bie si kambanë alarmi. Sipas një sondazhi të EPPC shqiptarët largohen nga vendet e punës pasi nuk ndihen të vlerësuar. Konkretisht 60% e të pyeturve thonë se ndihen të pakënaqur në vendin e tyre të punës. Arsye të tjera renditen paga, mungesa e motivimit, puna e pa paguar jashtë orarit dhe mundësia e ulët për të bërë karrierë.  Këto arsye bëjnë që zgjidhja dhe mundësia për një jetesë më të mirë të kërkohen jashtë kufirit./Monitor

Tags: afrikeazishqiperishqiptaretvende pune

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

23:01 | 17/06/2026
Aktualitet

14 urdhër-arreste në Kadastrën e Dibrës, në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës

22:56 | 17/06/2026
Aktualitet

Koçiu: Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë

22:49 | 17/06/2026
Next Post

Harta e The Economist: Shqiptarët, të plakur dhe të varfër

Plani i Trump “nxeh” Lindjen e Mesme, palestinezët sulmojnë me raketë Izraelin

Akuzohen për një seri vjedhjesh, arrestohen dy të rrezikshmit nga Lezha







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Deputetja e Shkodrës reagon pas largimit nga PS: Nuk jam zhdukur, telefonin e fika vetë

15:59 | 15/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin

by mirseda
23:03 | 17/06/2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se forcat amerikane do të qëndrojnë në Gjirin Persik për...

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

23:01 | 17/06/2026

14 urdhër-arreste në Kadastrën e Dibrës, në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës

22:56 | 17/06/2026

Tjetër atentat ndaj Trump? FBI thotë se parandaloi sulmin me dronë në Shtëpinë e Bardhë

22:52 | 17/06/2026

Koçiu: Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë

22:49 | 17/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com