Moti i keq dhe reshjet e shumta në kryeqytet, kanë shkaktuar problematika të shumta, si përmbytje të disa akseve dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Zonat e “Komunës së Parisit”, Rruga “Muhamet Gjallesha”, “21 dhjetori”, “Rruga e Kavajës”, zona e “Liqenit Artificial” dhe Bulevardi “Bajram Curri”, janë pa energji elektrike, për shkak të avarive të krijuara në rrjetin energjetik nga shkreptimat dhe moti i keq që ka përfshirë kryeqytetin.
Ende nuk dihet se sa kohë do të zgjasë ndërprerja e energjisë.