Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, teksa një 57-vjeçar ka humbur aksidentalisht jetën.
Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar në rrugën e “Kastriotëve”, teksa viktima ka rënë aksidentalisht nga godina e një shkolle ku po kryheshin disa punime.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.