Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Diplomatët perëndimorë përfshihen në procesin e formimit të qeverisë së Kosovës

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Diplomatët perëndimorë përfshihen në procesin e formimit të qeverisë së Kosovës

Udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i dhanë fund pa marrëveshje një takimi të hënën në mbrëmje në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Duke pohuar se takimi i së hënës nuk siguroi një marrëveshje, lëvizja Vetëvendosje shkroi në një postim në rrjetet sociale se “palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it (pesë vendet kryesore perëndimore) si dhe me Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian”.

Lëvizja Vetëvendosje përkujton në shkrim se “kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”.

Më 20 janar kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti mori mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë dhe nga ajo ditë ka filluar afati prej 15 ditësh për një gjë të tillë.

Të dyja partitë politike po negociojnë me muaj, por pa ndonjë rezultat deri më tash.

Ato vazhdojnë të jenë të ndara rreth postit të kryetarit të parlamentit të Kosovës, i cili tashmë mbahet nga lëvizja Vetëvendosje, ndonëse përgjatë gjithë negociatave që nga zgjedhjet e 6 tetorit është thënë se ky post i takon Lidhjes Demokratike.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha të hënën para takimit se kjo parti nuk heq dorë nga ky post.

“Ne po presim nga Vetëvendosja që të deklarohet për ofertën tonë, oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri edhe me zotimin për president.

Kjo është oferta që qëndron, ne presim përgjigje”, tha Veliu.

Në mbrëmje në një postim në rrjetet sociale, Lidhja Demokratike shkroi se “në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”.

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se çështja e postit të kryetarit të parlamentit tashmë është çështje e kryer.

Kryetari i saj, Albin Kurti, tha të hënën gjatë ditës se të dyja partitë i kanë pozicionet e qarta në procesin e negociatave.

“I korrespondojnë propozimeve tona të shprehura nga Lidhja Demokratike e Kosovës me datën tetë janar ndërkaq nga lëvizja Vetëvendosje me datën nëntë janar në takimet që i patëm zhvilluar ato dy ditë kur kishte më shumë se një jave para se ne ta dorëzojmë propozimin për mua si mandatar, si kryeministër i ardhshëm tek presidenti i Republikës. Këto pozicione tona do të përpiqemi që t’i afrojmë në mënyrë që të kurorëzojmë një marrëveshje”, tha Kurti.

Ai shprehu besimin se një marrëveshje do të mund të arrihet gjatë ditëve në vijim.

“Me besimin e mirë, me urimet dashamirëse, me vullnetin dhe përkushtimin që kam, duke qenë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve, jo vetëm unë por të gjithë ne që po negociojmë, besoj që në këto ditë të mbetura do ta rrumbullaksojmë më në fund marrëveshjen dhe të shkojmë në Kuvend të Republikës e ta votojmë qeverinë e re në kuadër të afatit 15 ditësh”, tha Kurti.

Nëse brenda tetë ditësh sa kanë mbetur deri në fund të afatit, nuk sigurohet një marrëveshje, atëherë presidenti i Kosovës i ofron kandidatit tjetër mundësinë që brenda dhjetë ditësh të formojë kabinetin dhe nëse as atëherë nuk ndodhë, vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh, shkruan “Voa”.

Paralajmërimi se nesër në takim do të përfshihen edhe diplomatët ndërkombëtare shihet si një përpjekje e re për të shmangur zgjedhjet e reja dhe për t’i dhënë fund boshllëkut politik në vend.

Tags: diplomatëkosovaperendimoreQeveria

TË LIDHURA

Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’
Rajoni

Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

09:55 | 07/04/2026
Protestat e studentëve shqiptarë në RMV/ Meidani: Gjuha amtare e garantuar, të zbatohet
Rajoni

Protestat e studentëve shqiptarë në RMV/ Meidani: Gjuha amtare e garantuar, të zbatohet

19:57 | 06/04/2026
Fluks i lartë në Morinë–Vërmicë, mbi 32 mijë qytetarë kaluan fundjavën Shqipëri–Kosovë
Aktualitet

Fluks i lartë në Morinë–Vërmicë, mbi 32 mijë qytetarë kaluan fundjavën Shqipëri–Kosovë

13:32 | 06/04/2026
Next Post
“Top Channel” hedh në gjyq Delinda Dishën

“Top Channel” hedh në gjyq Delinda Dishën

Trump i ofron Kinës ndihmë për trajtimin e virusit

Trump i ofron Kinës ndihmë për trajtimin e virusit

Skandali/ Dhunon avokaten, oficeri i dehur: Provokime, nuk e kam prekur

Skandali/ Dhunon avokaten, oficeri i dehur: Provokime, nuk e kam prekur







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO, Bardhi thirret si dëshmitar
Aktualitet

Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO, Bardhi thirret si dëshmitar

by mirseda
10:33 | 07/04/2026
0

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja Elda Hoti janë paraqitur këtë të martë...

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

10:07 | 07/04/2026
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO.

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO.

10:06 | 07/04/2026
Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

09:55 | 07/04/2026
PS mbledh grupin parlamentar

PS mbledh grupin parlamentar

09:44 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com