Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

The Economist: Përkeqësohet demokracia në Shqipëri, njësoj si Hondurasi

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
The Economist: Përkeqësohet demokracia në Shqipëri, njësoj si Hondurasi

Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar sot nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së demokracisë në mbarë botën në 165 shtete të pavarura dhe dy territore.

Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi; funksionimi i qeverisë; pjesëmarrja politike; kultura politike; dhe liritë civile. Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci në lulëzim”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Shqipëria vijon të bëjë pjesë në regjimin e demokracisë hibride, me një pikëzim që ishte 5.89 në vitin 2019 (sa më i ulët indeksi aq më e ulët demokracia). Në raport me një vit më parë, kur treguesi ishte 5.98 ka një përkeqësim, çka ka bërë që Shqipëria të zbresë me tre vende (nga i 76-i që ishte një vit më parë). Ky është niveli më i ulët i demokracisë, që nga viti 2014, sipas të dhënave historike të publikuara nga The Economist.

Përkeqësimi ka ardhur si rrjedhojë e zbritjes në kategorinë e “pjesëmarrjes politike”, që kishte një pikëzim prej 4.44, nga 5.56 që ishte një vit më parë.  Më mirë Shqipëria renditet në kategorinë e “lirive civile”, me 7.65 pikë, e ndjekur nga “procesi zgjedhor dhe pluralizimit” me 7 pikë, funksionimi i qeverisë (5.36) , kultura politike (5) dhe në fund pjesëmarrja politike (4.44). në këtë tregues të fundit të pjesëmarrjes politike, Shqipëria është në nivele të njëjta me shtete të tilla si Hondurasi, Butani, Guatemala, Haiti.

Në rajon kryeson Serbia

Nga vendet e rajonit, në indeksin e demokracisë, më mirë në rajon paraqitet Serbia (66), që hyn në grupin e demokracisë në lulëzim, Maqedonia (77), ndërsa më keq është Mali i Zi (84) dhe më pak demokratikja në rajon renditet Bosnjë Hercegovina (84).

Në treguesin e pjesëmarrjes politike, që për Shqipërinë është shumë i ulët. Të gjitha vendet e tjera të rajonit paraqiten më mirë, ku psh Serbia ka 6.11 pikë, Maqedonia (6.67), mali i Zi (5.36), Bosnja (5.56)

Shteti më demokratik në botë

Shteti më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Islanda, Suedia, Zelanda e Re, Finlanda, Irlanda, Danimarka, Kanadaja, Australia.

Sipas raportit, ka pasur pak ndryshime në krye dhe në fund të indeksit. Edhe një herë Norvegjia doli në krye, me rezultatin 9,87 (në një shkallë 0-10), dhe Koreja e Veriut ishte në fund të renditjes globale, me rezultatin 1.08. Disa nga lëvizjet më të dukshme lart dhe poshtë renditjes u regjistruan nga Tajlanda, e cila regjistroi përmirësimin më të madh në rezultatin dhe renditjen, dhe nga Kina, e cila regjistroi rënien më të madhe.

Në Indeksin e Demokracisë 2019 rezultati mesatar global për demokracinë ra nga 5.48 në 2018 në 5.44 (në një shkallë 0-10). Kjo është nota mesatare më e dobët globale që kur indeksi u prodhua për herë të parë në 2006.

Rezultati i vitit 2019 është edhe më i keq se ai i regjistruar në vitin 2010, në vazhdën e krizës globale ekonomike dhe financiare, kur rezultati mesatar global ra në 5.46. Nga viti 2011 e në vazhdim, rezultati mesatar botëror shënoi një përmirësim vjetor, modest, vjetor, por në 2015 dhe 2018 rezultati ngeci, dhe në 2016 dhe 2019 ai ra.

Rënia e rezultatit mesatar global në vitin 2019 u nxit nga një regresion i mprehtë në Amerikën Latine dhe Afrikën Sub-Sahariane, dhe më pak në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut (MENA), dhe nga stanjacioni në katër rajonet e mbetura të përfshira në Indeksin e Demokracisë. Amerika Latine ishte rajoni më i keq në vitin 2019, duke regjistruar një rënie prej 0.11 pikë në rezultatin e saj mesatar rajonal në krahasim me 2018, në 6.13. Duke u nisur nga një bazë tashmë e ulët, regresioni në Afrikën Sub-Sahariane ishte gjithashtu i lartë: rezultati mesatar rajonal ra me 0.10 pikë në 4.26.

Në vitin 2019, rreth 68 vende pësuan një rënie në rezultatin e tyre të përgjithshëm krahasuar me vitin 2018, por pothuajse po aq (65) shënuan një përmirësim. 34 të tjerët ngecën, me rezultatet e tyre të mbetura të pandryshuara në krahasim me vitin 2018./Monitor

Tags: demokraciahondurasiindeksiperkeqesohetshqiperithe economist

TË LIDHURA

Masa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin
Aktualitet

Masa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin

17:02 | 07/07/2025
Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar
Aktualitet

Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar

16:13 | 07/07/2025
Gjendet trupi i dekompozuar në Kolonjë, policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet trupi i dekompozuar në Kolonjë, policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet

16:08 | 07/07/2025
Next Post
Paketa Anti-Shpifje kalon për mendim në Komisionin e Venecias

Paketa Anti-Shpifje kalon për mendim në Komisionin e Venecias

Dhunoi me çekiç kushëririn, arrestohet i rrezikshmi që kërcënoi Saimir Tahirin

Dhunoi me çekiç kushëririn, arrestohet i rrezikshmi që kërcënoi Saimir Tahirin

Tërmeti/ Ministria e Arsimit: Kur do të zëvendësohen ditët e pushimit

Tërmeti/ Ministria e Arsimit: Kur do të zëvendësohen ditët e pushimit

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Moti

Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

by mirseda
17:03 | 07/07/2025
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti...

Masa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin

Masa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin

17:02 | 07/07/2025
Arrestimi i Noizyt në Zvicër, Stresi hedh gisht mbi tiktokerin Medi Iseni

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, Stresi hedh gisht mbi tiktokerin Medi Iseni

16:43 | 07/07/2025
Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube, arbitri i Real Madrid-PSG

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube, arbitri i Real Madrid-PSG

16:15 | 07/07/2025
Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar

Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar

16:13 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com