Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Prizren, teksa një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë në banesën e tyre.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 në rrugën “Avni Kabashi” në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit.
Bëhet me dije se çifti me mbiemrin Hajdari sapo ishin kthyer nga diaspora. Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë tragjedi, teksa policia nuk përjashton mundësinë e një grabitjeje.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.